U nxor nga pushuesit në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë në spital i riu nga Tirana

DURRËS-Shënohet një tjetër viktimë në plazhet shqiptare. Fatjon Alixheja 18-vjeç, humbi jetën pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Ai u nxor në gjendje të rëndë rreth orës 17:00 nga pushuesit në Gjirin e Lalzit dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

I riu nga Tirana kishte shkuar me familjen për të kaluar fundjavën në Gjirin e Lalzit, por pasdite është parë nga pushuesit mbi ujë me shenja jete, por në gjendje të rëndë. Pushuesit e nxorën nga uji dhe lajmëruan ambulancën me shpejtësi duke e dërguar në spital, por 18-vjeçari humbi jetën, pasi parametrat jetësor ishin shumë të dobët. Në plazhin e Durrësit kanë ndërruar jetë disa pushues këtë sezon turistik, ndërsa vrojtues nuk ka në të gjithë vijën bregdetare. Ndërkohë që në Velipojë sot u shënua një tjetër viktimë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!