DURRES- Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Durrësit ka nisur hetimet për pronarin e pallatit të ndërtuar mbi rënojat e një qyteti të vjetër romak në Durrës. Sipas burimeve pranë kësaj njësie hetimore mësohet se ndaj administratorit të kompanisë ndërtuese është nisur një procedim për akuzën e “Ndërtimit të paligjshëm”, ndërsa për sa i përket zyrtarëve të Institutit të Arkeologjisë është nisur një hetim për Shpërdorim detyre, të cilët edhe pse kanë konstatuar zbulimin e rënojave antike të qytetit romak, kanë vendosur të lejojnë firmën ndërtuese të ndërtojë themelet e pallatit, duke sjellë kështu shkatërimin e të gjithë qytetezës antike, e cila sot mund të ishte monument kulture tepër i frekuentuar nga turistës vendas dhe të huaj.

Sipas prokurorisë së Durrës, është duke zhvilluar hetime për “Ndërtim të paligjshëm” dhe se nëse do sigurohen prova të mjaftueshme do urdhërohet vendosja nën sekuestro të pasurive që ndodhen në dy katet e ndërtuara pa lejë dhe ndalimin e administratorit të kompanisë. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë ende në verifikim e sipër nha njësia hetimore Task-Forcë.  

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)