DURRËS - Pas 15 vitesh, afro 1800 banorë tek ish reparti i Marinës në Durrës furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime sapo ka përfunduar investimin i cili parashikon plotësimin e nevojave edhe për rritjen e popullsisë së kësaj zone për një periudhë 25-vjeçare.

Banorët shprehen të kënaqur me këtë investim, duke theksuar se prej 15 vitesh detyroheshin të mbushnin ujë me bidona shumë larg banesave të tyre.
 
Inxhinieri Gerald Dautaj shton se investime të ngjashme janë duke u kryer edhe në lagjet 7, 8 dhe 10 të qytetit të Durrësit.
 
Në zonën e ish Marinës Ujësjellës Kanalizime Durrës është realizuar shtrimi i tubacionit kryesor me gjatësi 490 metër linear, i cili nis nga rruga kryesore në zonën e Spitallës ku edhe është ndërtuar një puset manovrimi me një saraçineskë manovrimi dhe matës uji.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)