Personazhi i njohur në TikTok, Fabion Kuçi ose i njohur ndryshe me pseudonimin ‘GUCCI’, është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar një natë më parë në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr. 9. Burimet bëjnë me dije se ai është plagosur në krah me armë dhe fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Blutë kanë identifikuar 3 autorët dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Në dëshminë e tij Kuçi ka deklaruar se nuk e ka parë personin që e qëlloi për shkak të errësirës.
"Po ecja në rrugë kur jam qëlluar nga një person që nuk munda ta identifikoj për shkak të errësirës. Autori është larguar me makinë. Mua më kanë sharë shumë veta në TikTok dhe unë u jam përgjigjur të gjithëve", citohet të ketë thënë ai.
Fabion Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale.
Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë për shkak të postimeve që publikon.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njoftoi sot policia.
Komente










