DURRES - Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit janë dëgjuar të shtëna me armë, ku si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.

Ngjarja është shënuar në sheshin “Taulantia” rreth orës 18:45.

Denis Shtrezi, 30 vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me pistoletë. Ai ndodhet në spital ndërsa bluzat e bardha informojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Sipas një komunikate të shkurtër të policisë, persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë pranë mureve të Kalasë, kanë qëlluar dy herë me pistoletë dhe janë larguar.

Ndërkaq, ende nuk dihen autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka filluar hetimet në lidhje me ngjarjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)