Durrës, qëllon me armë në lokal...
pronari ja kthen reston me plumba

DURRES – Një 38-vjeçar ka kërcënuar me armë rojen dhe pronarin e një lokali me muzikë live në zonën e Plazhit në Durrës, por situata është kthyer me shkëmbim zjarri mes palëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, në lagjen numër 13, ndërsa policia arrestoi të katërt personat e përfshirë në këtë konflikt.
 
38-vjeçari Shpëtim Mema, banues në fshatin Pjezë Shijak ka kërcënuar me armë rojen e lokalit Besnik Ruçi dhe pronarin Pëllumb Tuda dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre. Por pronari ka qenë i pajisur me pistoletë dhe i është kundërpërgjigjur me plumba. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i plagosur roja i lokalit, i cili ndodhet nën arrest në spitalin e Durrësit.
 
Policia e qytetit bregdetar ka vënë në pranga dhe Ivan Tudën, të afërmin e pronarit të lokalit, i cili pas ngjarjes fshehu armën, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Pellumb Tuda janë gjetur 88 cope fishekë te kalibrit 9 mm.
 
Policia gjeti në banesën e Shpëtim Memës një Benz me targa AZ 144 HY me xhamin e pasëm të thyer dhe më vrimë në pjesën e bagazhit. Pronari i lokalit duke se e ka qëlluar me armë edhe ndërsa 38-vjeçari ka qenë duke u larguar nga lokali.
 
Të arrestuarit
Shpëtim Mema, 38 vjec, banues ne fshatin Pjezë Shijak
Besnik Ruci, 34 vjec, banues ne Durres
Ivan Tuda, 36 vjec, banues ne Durres
Pellumb Tuda, 45 vjec, banues ne Durres

Këta shtetas akuzohen per kater vepra penale e konkretisht atë te “Vrasjes ne rrethana cilesuese mbetur ne tentative”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, ”Veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes” dhe “Moskallezimit te krimit”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen