Durrës/ Shëtiste me armë në brez e kanabis në makinë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

Durrës/ Shëtiste me armë në brez e kanabis në makinë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

Arma dhe kanabisi i sekuestruar

DURRËS- Një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte me armë zjarri në brez dhe kanabis në makinë.

K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, është dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, ku gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë "TT", me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marIjuanë, të cilat u sekuestruan në  cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!