DURRËS - Një biznesmen 39-vjeçar nga fshati Karpën i Maminasit u vra pas mesnate nga shoku i tij i cili është shpallur në kërkim. Policia gjeti trupin e pajetë të Arben Hasës në fshatin Manëz të Vjetër, pranë Gjirit të Lalëzit në rrethin e Durrësit, i cili rezulton të jetë qëlluar me automatik. Burime per Shqiptarja.com nga policia thane se motiv i ketij krimi dyshohet te jete bere nje konflikt i lindur disa muaj me pare mes dy miqve per ceshtje morali
Fillimisht blutë e qytetit bregdetar gjetën të braktisur automjetin e biznesmenit që operonte në sektorin e materialeve të ndërtimit në fshatin Shkallë të Manëzit. Brenda makinës tip BMW me targa AA 938 DR policia gjeti njolla gjaku, 2 fishekë dhe një gëzhojë automatiku. Menjëherë uniformat blu nisën kërkimet në terren për këtë ngjarje të dyshimtë dhe në orët e para të mëngjesit dyshimet e policisë për vrasje u konfirmuan pasi u gjet trupi i pajetë i Arben Hasës anë rrugës i hedhur mes disa shkurreve. Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin Miran Tila 43 vjeç me banim në Manëz, i cili është shokë me viktimën.

Vendi ku u gjet i pajete Arben Hasa

Dinamika e ngjarjes
Burime nga policia e Durrësit thanë për Shqiptarja.com se autori ka shkuar në shtëpinë e 39-vjeçarit Hasa në fshatin Karpën dhe i ka kërkuar ta çojë me makinë në banesën ku jeton autori, në fshatin Manëz i Vjetër.
Arben Hasa është treguar i gatshëm, por gjatë rrugës për arsye ende të pamësuara dy miqtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, dhe aty autori ka qëlluar me automatik duke e lënë të pajetë Hasën.
Pas krimit autori e ka hedhur trupin e pajetë të biznesmenit në fshatin Manëz të Vjetër dhe ka vazhduar të ecë me makinë deri në një pjesë rruge pranë fshatit Shkallë, ku më tej e ka braktisur automjetin e mikut të tij duke u larguar në drejtim të paditur.
Të njëjtat burime thanë për Shqiptarja.com se si Arben Hasa edhe autori i vrasjes, nuk rezultojnë të jenë persona me precedentë penalë.

Arben Hasa

Policia prane vendit ku u gjet i pajete biznesmeni Hasa
Vellai: Presim drejtesi
"Kur vajta në shtëpi më tha nusja që i ka thënë një shok që hajde më transfero deri diku. Me thënë të drejtën nuk e di se ku. Më pas ai ka ik me të por telefonin e ka lënë në shtëpi. Më pas kur është gjetur në makinë janë gjetur gjurmë gjaku dhe policia pastaj gjithë natën kanë kërkuar. Presim drejtësi nga gjykata dhe policia. Makina ka frenuar shumë me thënë të drejtë. Viktima ka lëvizur nga vendi ku është vrarë. Nuk e dimë se si ka ik, a ka ik në këmbë a e kanë çuar", -u shpreh vëllai i viktimës.

Arben Hasa me origjinë nga Burreli prej disa vitesh ishte shpërngulur në fshatin Karpën në Maminas ku merrej me tregtimin e lëndëve të ndërtimit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO