Durrës, 2 javë më parë vrau me thikë fqinjin pas sherrit për parkimin, shpërthim tritoli në banesën e Ilir Koçiljas (VIDEO)

DURRËS- Një shpërthim tritoli është raportuar mbrëmjen e sotme (26 shkurt) në lagjen nr.4 pranë shkollës Bedrie Bebeziqi.

Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa bën me dije se lënda plasëse është vendosur në afërsi të banesës së Ilir Koçiljas, 35 vjeçarit i cili në 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin.

Në njoftimin e policisë thuhet se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

"Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale"-njofton policia. 

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës teksa shkonte për të vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas. Pista kryesore që po hetohet nga policia është ajo e hakmarrjes për shkak të ngjarjes së ndodhur rreth 2 javë më parë. 

Arrestimi i 35 vjeçarit Ilir Koçilja, u bë në qendër të qytetit të Durrësit, disa orë pasi kishte kryer krimin e rëndë. Ilir Koçilja u la në burg nga gjykata e Durrësit në 17 shkurt ndërsa në dëshminë e dhënë për ai u shpreh se kishte pasur konflikte me viktimën disa ditë para ngjarjes për shkak të vendparkimit në një rrugicë pranë pallatit ku banonin.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj kërkoi që të bëhet edhe ekpertim i gjendjes psikologjike dhe mendore të autorit i cili shfaqi paqëndrueshmëri mendore, gjë që u vu re edhe në deklaratën e tij në seancën gjyqësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
VIDEO/ Me kapele dhe qese në dorë, Report Tv siguron pamjet e autorit që dyshohet se vendosi tritolin në banesën e Ilir Koçiljas

 

Report TV ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur autori që vendosi tritolin në dritaren e banesës së Ilir Koçiljas në lagjen nr.4 të Durrësit, afrohet pranë vendngjarjes.

Me kapele në kokë, siç shihet ka një qese ku mendohet të ketë pasur edhe sasinë e lëndës plasëse.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 26/02/2024 20:55

    Po mire kesaj pales qe nuk durojne dot per tu hakmarre a i bije ndermend qe kane terrorizuar me qindra mijera te pafajshem qe nuk kane fare lidhje me problemet e tyre? E kuptojne keta terroriste qe kane tmerruar femijet kalojne trauma etj? Kjo policia e durresit nuk merr masa paraprake per te shmangur keto akte terrori?

    Përgjigju
    • Scutari: 27/02/2024 07:48

      E bëjnë për ta paraqitur si provë në gjyqin për të fituar azil....

    • Ilir: 27/02/2024 06:12

      Duhet kontrolluar mendja e cdo hajvani terrorist, qe te paandalosh budallallekun njerezor. Duhet akoma te shpiket nje mekanizem i tille. Ama, nese kapen keta idiote, as e drejta e avokatit nuk duhet t'u jepet.

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Moti sot: Në Tiranë termometri do të shënojë deri në 30 gradë Celcius! Në një tjetër qytet temperatura do shkojë 31 gradë

Moti sot: Në Tiranë termometri do të shënojë deri në 30 gradë Celcius! Në një tjetër qytet temperatura do shkojë 31 gradë