Durrës, studentët: Tymi i plehrave 
në Porto Romano hyn në universitet

Durrës, studentët: Tymi i plehrave <br />në Porto Romano hyn në universitet
DURRËS - Me dhjetëra studentë të Durrësit kanë dalë sot në një protestë përpara Universitetit të Durrësit në Spitall kundër djegies së plehrave në Porto Romano.

Studentët thonë se godina e universitetit ku ata marrin leksione është pranë vendgrumbullimit të mbetjeve urbane dhe djegia e tyre shkakton një ajër shumë të rënduar. At thonë se një gjë e tillë i pengon të zhvillojnë mësimin normalisht pasi tymi që shkaktojnë plehrat hyn në auditore. Artion Bajramaj një prej protestuesve, thotë se i duhet dhënë fund përpunimit të plehrave me anë të djegies dhe duhet gjetur një mënyrë më ekologjike.

Ndërsa studentë të tjerë protestues deklaruan se nëse vazhdon një situatë e tillë në këtë universitet më mirë atij t'i vihet dryni dhe të mbyllet.

studentet ne proteste

Ata u kanë bërë apel edhe studentëve të tjerë si dhe banorëve të zonës përreth që të bashkohen me ta në protestë, në mënyrë që t'i japin fund njëherË e mirë përpunimit të mbeturinave me djegie.
 
Në Durrës ka vite që plehrat përpunohen me anë të djegies së tyre në një fushë në Porto Romano.

studentet ne proteste

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet