DURRES-Projekti "Veliera" ndodhet në proces gjyqësor, ndërsa prej gati një muaji është pezulluar pasi nuk plotësohet numri tre i gjyqtarëve të administratives që nevojiten për të gjykuar cështjen.
Avokatja e cështjes nga shoqëria civile, Mirela Jorgo sqaron se shkak për bllokimin e procesit është bërë vetingu i cili ka nxjerrë jashtë loje KLD.
Kjo e fundit e ka në tagrin e saj caktimin e një gjyqtari në mënyrë që të plotësohet nr. 3 i tyre për të kryer gjykimin e cështjes.
Një situatë e tillë u krijua pas dorëheqjes së gjyqtares Marjana Velcani nga kjo cështje.
Avokatja: Punime edhe në zonën A
Ndërkohë punimet vazhdojnë dhe sipas avokates ato janë shtrirë edhe në zonën A arkeoligjike në kundërshtim me ligjin.
“Më shqetëson fakti, që edhe pse ka tre vendime gjykate për masë pezullimi dhe pjesës së sekuestros preventive për zonën A, aty po punohet me ritme të shpejta, është çarë muri antik nga një tubacion betoni, është hequr shiriti i verdhë i prokurorisë dhe është vendosur një tabelë e madhe ‘Kantier ndërtimi’. Kemi mbledhur provat, kemi bërë një video dhe kemi bërë një kallëzim tjetër në prokurori dhe shpresoj të ketë hetime” u shpreh ajo.
Ndërsa projekti ‘Veliera’ po shkon drejt mbylljes, ASHA ende nuk e ka dhënë verdiktin final nëse do të devijohet projekti apo nuk do të merren parasysh rrënojat arkeologjike që u zbuluan gjatë gërmimeve.
Megjithëse ASHA është njohur me problemin që në muajin janar, ajo po e zvarrit përgjigjen, sepse rezultatet e arkeologëve janë bërë publike disa muaj më parë, thotë avokatja e cështjes.
/Shqiptarja.com

VIDEO