Drejtoria e Kulturës Kombëtare Durrës ka njoftuar së fundmi se po vazhdon puna për sistemimin e kopshtit rrethues të Muzeut Arkeologjik.
Pasi kanë përfunduar punimet për sistemimin dhe drenazhimin e tokës, po kryhen punimet për përgatitjen e vendeve ku do te vendosen objektet per ekspozim.
Drkk- Durrës përveç të tjerash ka theksuar se në një moment të dytë do të bëhët dhe mbjellja e barit dekorativ në kohën më të përshtatshme. Kopshti rrethues i Muzeut Arkeologjik ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm sepse nëpërmjet tij bëhet prezantimi i parë me këtë objekt të rëndësishëm, por edhe për faktin se në të do të ekspozohet një pjesë e fondit të këtij muzeu./ATSH/