DURRES - Suzana Hasula, 23 vjeç nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6-muajsh është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar. 23-vjeçarja ka alarmuar familjen dhe policinë e Durrësit që e kanë shpallur në kërkim.
Motra e Suzanës ka shpjeguar situatën e rëndë ku ndodhet familja e saj. Ajo tha se motra ka ikur në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë në shtëpi fëmijën me gji. Motra e 23-vjeçares tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që e lajmëroi pasi djali qante me të madhe. Ajo thotë se Suzana ishte mbyllur në vetvete kohët e fundit.
Suzana Hasula, nëna 23 vjeçe nga Durrësi e zhdukur
Motra e 23-vjeçares së zhdukur ka një lutje për të gjithë ata që mund ta rastisin Suzanën, duke vënë në dispozicion edhe një numër kontakti: 0692776727