Durrës- Dy burra janë marrë nën hetim nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për mashtrim në shitjen e një apartamenti, duke zhvatur një shumë parash nga qytetari që i denoncoi.
Policia lokale konfirmoi rastin dhe hetimet ditën e sotme (4 Dhjetor), duke dhënë edhe disa detaje për 2 të dyshuarit.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, pasi i kanë marrë një shumë parash, shtetasit K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti”, njoftoi policia vendore.
Qytetari i dëmtuar ka kërkuar ndihmën e bluve, duke depozituar edhe denoncimin ndaj të dyshuarve, teksa hetimet po thellohen për rastin dhe përcaktimin e dëmit.