Rama publikon videon dhe jep lajmin e mirë: Përfundon shkolla e parë pas tërmetit

Kryeminstri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në të cilën tregon që ka përfunduar shkolla e parë e rindërtimit "Shaqe Mazreku" në Durrës.

Shkolla u shkaterrua pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar.

Kryeminstri thotë se shkolla ka nisur të ndërtohet nga themelet më datë 1 korrik 2020 dhe tre ditë më parë, në datë 1 nëntor 2020 ka përfunduar.

"MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë", shkruan Rama.

Shkolla e re 'Shaqe Mazreku'

 

Shkolla e re 'Shaqe Mazreku'

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 05/11/2020 14:21

    Uroj qe edhe stafi mesimor te punoje fort per t'a merituar kete standart modern te shkolles se re "Shaqe Mazreku". Besoj qe edhe femijet qe do kene fatin te mesojne ne kete shkolle do jene shume te stimuluar per rezultate arsimimi cilesor.

    Përgjigju
  • Bravo: 04/11/2020 10:30

    Tip top,sh bukur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve! Nuk ka asgjë të pamundur për realizimin, ju shohin si rrezik

Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve! Nuk ka asgjë të pamundur për realizimin, ju shohin si rrezik