Banorët në Durrës ndodhen në kushte të rënduara psikologjike pas asaj që përjetuan nga tërmeti tragjik i mëngjesit të së martës. Njëri prej banorëve u shpreh se edhe kur ulen për të ngrënë u dridhet luga. "Shkojmë hamë buke dhe na dridhet luga, deri këtu kemi arritur" tha ai.

Ndërsa një tjetër banor në lot u shpreh se ajo që pa pas tërmetit e ka tronditur dhe tmerruar. "Kur ka rënë tërmeti nuk kam pasur frikë, por kur dola jashtë dhe pashë tmerrin u tmerrova, edhe tani që flas nuk jam në terezi, kur pashë atë shkatërrim edhe atë shkëterr, miku im. Është e pabesueshme".