Durrës/ Adoleshenti qëllon me armë në ajër në oborrin e shkollës, nxënësit vazhdojnë 'festën' (VIDEO)

Një gjimnazist ka qëlluar me armë në ajër në ambientet e shkollës ndërsa në oborr ndodheshin të gjithë nxënësit. Rasti është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar një video nga ky moment. Djali i ri nxjerr armën nga çanta dhe qëllon një herë në ajër në oborrin e gjimnazit "Naim Frashëri" në qytetin e Durrësit. Në oborrin e shkollës dëgjohet të jetë muzikë e lartë, në një aktivitet festiv, pasi në momentin që qëllon në ajër me armë, asnjë nga nxënësit e tjerë nuk reagon.

Berisha pretendon se policia e ka fshehur ngjarjen.

Shqiptarja.com kontaktoi me policinë e Durrësit të cilët thanë se pas publikimit të videos kanë nisur verifikimet mbi atë se cfarë ka ndodhur në gjimnazin "Naim Frashëri", pasi për këtë ngjarje nuk ka pasur denoncim.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen