Pas dy ditësh arrati, është dorëzuar në Policinë e Tiranës autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkambi në Shkodër. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë me dije se 30-vjeçari Aleksandër Dushaj është vetëdorëzuar gjatë mbrëmjes së djeshme.
 
“Nuk pendohem për krimin. Po të kisha mundësi do të kisha vrarë edhe vëllain e tretë”, kjo është deklarata e autorit të vrasjes së dy vëllezërve Shkëmbi në Drisht të Shkodrës. Aleksandër Dushaj, autori i cili ditët e para të 2016-ës ekzekutoi me armë dy vëllezërit Shkëmbi, u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme rreth orës 23 në zonën e kamzës.

Në momentin e marrjes në pyetje nga efektivët e policisë, Dushaj u shprehë se nëse do të kishte mundësi do të kishte vrarë edhe vëllain e tretë. Dushaj është vënë në pranga në Kamëz, ndërkohë që prej disa ditësh ai po kërkohej nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA me Shkodër.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se Dushaj nëpërmjet personave të tjerë ka kërkuar që të negociojë me policinë, por ka këmbëngulur që ti sigurohet jeta. Më pas kanë qenë oficerë të Policisë të cilët kanë komunikuar personalisht më të dhe kanë rënë dakort që vendtakimi i dorëzimit të jetë në Kamëz.

Dushaj është sjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku është marrë në pyetje, ndërsa pritet që të trasferohet në Policinë e Shkodrës. Më 2 janar Aleksandër Dushaj vrau dy vllezërit , Abdullah dhe Skënder Shkambin, pasi njeri prej tyre refuzoi ti jepte vajzen për nuse.

Nga përgjimii telefonatave, Dushaj kishte folur në telefon me Skënderin njërin nga vëllezërit ku I kishte kërkuar që të sillte vajzën e tijë në shqipëri pasi ajo prej disa kohësh ishte në Britani. Por Skënderi nuk kishte pranuar një gjë të tillë madje biseda kishte përfunduar në grindje. Ndërsa mbas kësajë po në datën dy janarë Dushaj ekzekutoi me kallashnikov dy vëllezërit Shkambi. 3 ditë e tre netë Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA u aktivizuan për kapjen e autorit në disa zona të thella të shkodrës

Ngjarja 
Aleksandër (Esat) Dushaj, autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Abdulla dhe Skënder Shkambi, më 2 janar në Drishtë të Shkodrës, mësohet se ka biseduar në telefon me njëri nga vëllezërit një ditë përpara se t’i vriste. Sipas policisë, e cila ka zbardhur telefonatën, autori Dushaj kishte kërkuar më parë dorën e vajzës së njërit prej vëllezërve, Skënder Shkambit, por ky i fundit, kishte refuzuar, pasi Dushaj njihej si person me precedentë penalë. Dhe për ta mbajtur larg Dushajt, ai kishte dërguar vajzën, e cila mësohet se është 20-vjeçe, në Britani. Por autori i vrasjes, kishte shpresuar se vajza do të kthehej për festat e fundvitit së bashku me Skënderin, gjë që nuk ndodhi.

Një ditë para masakrës, Dushaj i kishte telefonuar Skënderit dhe i kishte kërkuar që ta sillte vajzën në Shqipëri, një telefonatë që kishte përfunduar me grindje dhe fyerje mes palëve. Pas këtij refuzimi, Dushaj ka marrë armën tip automatikë, dhe pasi u ka zënë pritë dy vëllezërve Abdullah dhe Skënder Shkambi, i ka qëlluar me breshëri, duke i lënë të vdekur. Fshati Drishtë i Postribës, njihet si zonë fanatike, në të cilin nuk pranohen krushqit brenda fshatit. Ndërkohë, Ibrahim Dushaj, djali i xhaxhai të Aleksandrit kërkon nga drejtësia dënimin e merituar për kushëririn e tij. 

Shoqërimi 
Teksa është shoqëruar në Policinë e Tiranës, burimet thonë se 30-vjeçari ka pranuar krimin e dyfishtë. “Isha shumë i zemëruar me ta ndaj dhe nuk u përmbajtja dot”, mësohet të jetë shprehur ai

Kërkesa 
Autori Dushaj kishte kërkuar më parë dorën e vajzës së njërit prej vëllezërve, Skënder Shkambit, por ky i fundit, kishte refuzuar, pasi Dushaj njihej si person me precedentë penalë

dushaj

Vrasjet, Ngjarjet kriminale, policia nis kontrollet 
Pas ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve të shumta gjatë këtyre ditëve të para të vitit 2016, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, ku do të kryhen kontrolle në të gjitha qarqet e vendit për kapjen e personave në kërkim. Aksioni që do vijojë 5 ditë rresht ka në fokus kontrollet kryesisht nëpër lokale si dhe automjetet me xhama të zinj, ndërsa në të gjitha akset kryesore janë ngritur postblloqe. Në Tiranë janë ngritur 15 postblloqe, ndërsa nga kontrollet e kryera janë kapur persona në kërkim.
 

skender dhe abdulla shkembi shqiptarja
(Abdullah dhe Skënder Shkambi)

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)