Mungesë dokumentacioni për Zhaklina Peton/ Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED, kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh

Kreu i KED Ardian Dvorani ka deklaruar se presidenti Ilir Meta i ka tërhequr vëmendje institucionit që ai drejton për një kandidate që garonte për t'u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që  sipas tij të dy institucionet janë të barabartë. Report Tv mëson se bëhet fjalë për kandidaten Zhaklina Peto për të cilën kishte mungesë relacioni. Nisur nga ky fakt presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëemendjen KED me anë të një shkrese të dërguar në datë 31 gusht.

"KED është një organ kolegjial. Këshilli mblidhet sa herë ka një vakancë. Listat e vendeve vakante kishin një numër të konsiderueshëm që kandidonin edhe për poste të tjera. Ky proces zgjati deri në fund të muajit korrik dhe muajin gusht kaluam në procesin e vlerësimit. U verifikua edhe një fenomen tjetër, e tërheqjes së kandidatëve. Këshilli njoftonte presidentin për të bërë rishpalljen e vakancave. Janë 57 kandidatë që u shqyrtuan për Gjykatën Kushtetuese  15 u tërhoqën, 20 të tjerëve iu ndalua kandidimi dhe mbetën vetëm 6 kandidatë. Procesi dëshmoi se në vendin vakant të parë nga 22 kandidatë të shpallur nga presidenti ngelën vetëm 4 kandidatë. Për vendet e tjera vakante mungonin kandidaturat. Një pyetje e ngritur edhe publikisht është se iu kualifikuan vetëm 6 kandidatë për të gjitha postet. Kushte e kandidimet janë të hollësishme. Ato duhet të përmbushen. Një element tjetër që kishte të bënte me verifikimin është edhe pse u ndaluan 20 kandidatë të ndalonin, vetëm 9 iu drejtuan gjykatës për t'u ankuar. Ne kemi bërë 108 herë relacione dhe njëherë është gabuar. Ky relacion nuk i jep kandidatit ndonjë element për të pretenduar më shumë. Gjykata e konsideroi shkelje këtë gjë. Në datë 22 gusht u dha një vendim nga Gjykata Administrative për këtë kandidate.  Problematikë është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore nda tjetër. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre", tha Dvorani. 

KED e skualifikoi Peton me argumentin se kishte probleme me pasurinë, ndërsa Gjykata Administrative e riktheu në garë.  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e bazoi ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos në raportin e ILDKPKI-së, i cili vlerësonte se ajo “nuk kishte kryer deklarim të saktë, ka mungesë dokumentacioni ligjor për burimin e pasurisë si dhe ka mosdeklarim të tyre”.


Lajmi kryesor:

Mungesë dokumentacioni për Zhaklina Peton/ Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED, kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)