Mungesë dokumentacioni për Zhaklina Peton/ Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED, kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh

Mungesë dokumentacioni për Zhaklina Peton/ Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED, kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh

Ardian Dvorani në komisioni hetimor

TIRANE- Kreu i KED, Ardjan Dvorani ka dëshmuar sot në komisionin hetimor për Metën në lidhje me emërimet në Kushtetuese ku tha se procesi ka qenë rigoroz.

Pak muaj më parë pati një debat të fortë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër. Çështja përfundoi në SPAK, pas kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:21
Relatori i vëllezërve Aliko në Gjykatën e Lartë, reagon Ardian Dvorani: Henri Çilin e njoh, por nuk jemi miq...s'jam ulur asnjëherë me të (VIDEO)

TIRANE - Kreu i Këshillit të Emërimve në Drejtësi Ardian Dvorani ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me botuesin dhe pronarin e Universitetit Evropain të Tiranës, UET, Henri Çilin i cili u arrestua ditën e sotme në një operacion të gjerë policor në disa qytete.

"Në sistemin tonë elektronik të administrimit të dosjeve, 35 mijë e 23 çështje, rezultojnë me relator gjyqtarin Ardian Dvorani. Por ju e dini Gjykata e Larte nuk është funksionale. Ajo që ndodh aktualisht në Gjykatën e Lartë, këshilltarët në detyrë punojnë intensivisht për të përgatitur relatime, pra dosje gjyqësore, sa më shumë të jetë e mundur, që në momentin që gjyqtarët e rinj do të emërohen të kemi mundësi për të përballur sa më shumë ngarkesë në një kohë sa më shpejtë të mundshme. Duhet të jetë ndonjë spekulim, unë uroj që kjo gjë të mos ketë ndodhur, në rasti tim nuk bëhet fjalë, është kategorike. Zotin Çilin e njoh, nuk jemi miq. Në evente të caktuara salutohemi  por vetëm kaq, nuk kam asnjë lloj kontakti me të, absolutisht. Për një gjë jam i sigurt që kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse me kompetencat e momentin që unë ushtroj si drejtues i Gjykatës së Lartë nëse çështja do të përshpejtohej e para një herë kush do ta gjykonte. Nëse këshilltari do ta merrte dosjen për ta parë me prioritet, atë do ta merrte me firmën time. Me rregullat tona të brendshme edhe sekretaria e regjistrit nuk ta jep dosjen kushdo ta kërkojë nëse nuk ndiqet kjo procedurë. Në dijeni time nuk ka asnjë lëvizje. Mësova që është një çështje e ardhur në fund të vitit 2019. Ne kemi rreth 6 mijë dosje penale në Gjykatën e Lartë të cilat presin prej shumë kohësh, dhe nuk bëhet fjalë, nuk jam në dijeni as të ndonjë kërkese përshpejtimi formale. Zotin Çili nuk e di ku mund ta kem salutuar prej shumë e shumë muajsh më parë, rastësisht. Nuk jam ulur asnjëherë me të në kafe,absolutisht nuk mund të ndodhë", u shpreh Dvorani.

Henri Çili dyshohet se në këmbim të pronave, apartamente në Velipojë, tokave në Gjirokastër dhe shumave të mëdha monetare do të ndikonte tek gjyqtarët, (ende nuk dihet se tek cili gjyqtar konkretisht) për të zbutur dënimet e dy djemve të Adil Alikos, Arbjon dhe Alban Aliko, dënuar me burgim të përjetshëm (Arbjoni) dhe 17.6 vite burg (Albani) për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë një aksioni policor anti-kanabis dhe për armë e municione pa leje në Lazarat. Si këmbim për ndihmën ndaj djemve të tij, Adil Aliko dyshohet se do e shpërblente Henri Çilin. Por çështja ndja dy vëllezërve Aliko, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pasi grupi i zjarrit me 11 të pandehur kanë bërë rekurs më 9 tetor 2019. Relator i kësaj çështje të mbetur në arkivën e Gjykatës së Lartë është Ardian Dvorani,  gjyqtari i vetëm në Gjykatën e Lartë që aktualisht nuk është funksionale. 

Nga detajet ekskluzive që siguroi gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, dyshohet që Henri Çili të fotografuar dhe filmuar nga policia e Tiranës, teksa konsumon një kafe me një gjyqtar në një hotel të rëndësishëm në Tiranë. Në këtë takim besohet se ka qenë dhe pedagogu i UET-së dhe avokati Ilir Korbi, gjithashtu i arrestuar nga policia. 

Rekursi ne Gjykaten e Larte, Ardian Dvorani relator
Ora 14:41
A u pengua Meta nga vonesa e dërgimit të listave/ Dvorani: Kishte 24 ditë kohë, mund të zgjidhej përmes bashkëpunimit

1582895580_dvorani8.jpeg

Pyetjes së kreut të Komisionit hetimor për Metën, nëse vonesa e dërgimit të listave e ka penguar presidentin të veprojë për dekretin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, kreu i KED Dvorani u shpreh se jo, për shkak se ai kishte edhe 24 ditë të tjera afat për të vepruar.

A mendoni se diferenca në kohë e dërgimit të listave e ka penguar presidentin Ilir Meta të veprojë? Ju a mendoni se kjo diferencë në kohë e ka penguar presidentin për të ushtruar funksionin kushtetues.

Në bindjen time jo. Ishte një vonesë prej ditës por ishin 24 ditë të tjera. Edhe nëse ky do të ishte një problem mund të zgjidhej përmes bashkëpunimit. Palët ulen dhe diskutojnë,sqarojnë njëri tjetrin por nuk mund të ketë bashkëpunim në momente ekstreme.  Nuk ka bashkëpunim sepse nuk ka bisedim. Kjo gjë mund të zgjidhet në rast se do të ishte problem. Nuk është çështje e vonesës së 6 ditëve. Duhet të kishte një radhë kush nga organet duhet të vepronte.

Ora 14:37
Dvorani: Vendimet e KED u publikuan në faqen zyrtare! Meta tejkaloi pozicionin e vet

1582895552_dvorani5.jpeg

Kreu i KED Ardian Dvorani ka deklaruar se të gjitha listat e pikëzimeve janë bërë publike në faqen zytare të KED, ndërsa theksoi se presidenti Ilir Meta e tejkaloi pozicionin  e vet

Dvorani: Vendimet tona përveç tabelës së pikëve, kemi për çdo kandidat vlerësimet tona, për aftësitë tona përmes një vlerësimi kolegjial. Secili anëtar është i pavarur dhe në fund duhet një mesatare. Ne nuk ishim në një linjë të gjithë. Ne vendosëm se përveç arsyetimit kolegjial, anëtarët do të japin mendimin e tyre ndryshe. Ne njoftuam edhe organet e emërtesës. Përfaqësuesi i presidenti në fund të asaj mbledhje tha se tani që e mbyllët procesin a do të kujdeseni për respektimin e radhës. Thelbi është se ne e kemi ezauruar tani procesin. Është një procedurë administrative. Nuk kishim asnjë lloj vendimmarrje. Thamë se duhet të shohim dhe do ta përcjellim dokumentacionin. Është marrë vendim kolegjial për dërgimin e listave.  Për çdo vend vakant ka një relator. Rendin e ditës e kam organizuar unë dhe radhën për shqyrtimin e mbledhjes. Vendi i parë vakant është shpallur në janar të vitit 2017, ndërkohë që vakancat ishin shpallur në vitin 2016. Shpallja e vakancës ka disa afate. Nuk kam dijeni pse presidenti dhe Kuvendi i shpallen vakancat me 7 dhe 12 shkurt 2017. Ne i numërtojmë sipas kohës kur mbërrin dokumentacioni. Nga momenti kur paraqitet dokumentacioni, KED mblidhet brenda 5 ditëve. Radha e supozuar është çështje tjetër. Nuk mund të hamendësohet se pse ne e bëmë atë renditje.

MANJA- Këto 4 vendimet që ka marrë KED per plotësimin e vakancave a janë publikuar në web zyrtar të Gjykatës së Lartë? Ka ndonjë përcaktim kushtetues dhe ligjor qe ju detyron të mblidhni KED për të vendosur kujt do ja dërgoni listën?

DVORANI- Ne listat i kemi bërë publike. Mund të lexohet vlerësimi i bërë. Çdo gjë është e publikuar. Dërgimi i listave nuk është e parashikuar në ligj. KED duhet të marrë vendim për mënyrën e dërgimit të listës. Presidenti i Republikës e tejkaloi pozicionin e vet. Megjithëse nuk është e shkruar në ligj ne kemi vendosur një vëzhgues. Kur vjen puna te procedura e verifikimit nuk mund të kërkoni shpjegime sepse mbledhja e këshillit merr një karakter tjetër. Unë nuk mund ta pranoj që Gjykata e Lartë qe interpretimi i kushtetuës është ky. Në këtë proces jemi të katër njësoj dhe unë nuk i jap më shumë peshë askujt.

Ora 13:51
Mungesë dokumentacioni për Zhaklina Peton/ Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED, kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh

Kreu i KED Ardian Dvorani ka deklaruar se presidenti Ilir Meta i ka tërhequr vëmendje institucionit që ai drejton për një kandidate që garonte për t'u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që  sipas tij të dy institucionet janë të barabartë. Report Tv mëson se bëhet fjalë për kandidaten Zhaklina Peto për të cilën kishte mungesë relacioni. Nisur nga ky fakt presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëemendjen KED me anë të një shkrese të dërguar në datë 31 gusht.

"KED është një organ kolegjial. Këshilli mblidhet sa herë ka një vakancë. Listat e vendeve vakante kishin një numër të konsiderueshëm që kandidonin edhe për poste të tjera. Ky proces zgjati deri në fund të muajit korrik dhe muajin gusht kaluam në procesin e vlerësimit. U verifikua edhe një fenomen tjetër, e tërheqjes së kandidatëve. Këshilli njoftonte presidentin për të bërë rishpalljen e vakancave. Janë 57 kandidatë që u shqyrtuan për Gjykatën Kushtetuese  15 u tërhoqën, 20 të tjerëve iu ndalua kandidimi dhe mbetën vetëm 6 kandidatë. Procesi dëshmoi se në vendin vakant të parë nga 22 kandidatë të shpallur nga presidenti ngelën vetëm 4 kandidatë. Për vendet e tjera vakante mungonin kandidaturat. Një pyetje e ngritur edhe publikisht është se iu kualifikuan vetëm 6 kandidatë për të gjitha postet. Kushte e kandidimet janë të hollësishme. Ato duhet të përmbushen. Një element tjetër që kishte të bënte me verifikimin është edhe pse u ndaluan 20 kandidatë të ndalonin, vetëm 9 iu drejtuan gjykatës për t'u ankuar. Ne kemi bërë 108 herë relacione dhe njëherë është gabuar. Ky relacion nuk i jep kandidatit ndonjë element për të pretenduar më shumë. Gjykata e konsideroi shkelje këtë gjë. Në datë 22 gusht u dha një vendim nga Gjykata Administrative për këtë kandidate.  Problematikë është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore nda tjetër. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre", tha Dvorani. 

KED e skualifikoi Peton me argumentin se kishte probleme me pasurinë, ndërsa Gjykata Administrative e riktheu në garë.  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e bazoi ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos në raportin e ILDKPKI-së, i cili vlerësonte se ajo “nuk kishte kryer deklarim të saktë, ka mungesë dokumentacioni ligjor për burimin e pasurisë si dhe ka mosdeklarim të tyre”.

Ora 13:21
Dvorani në Komisioni Hetimor për Metën/ Deputetët e opozitës së re: Ne votuam kundër, por jemi pakicë

Deputetët e opozitës së re, anëtarë të Komisionit Hetimor për Metën kanë theksuar qëndrimin e tyre kundër përfshirjes së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si objekt të këtij hetimi.

"Unë nuk dua të jem pjesë e një procesi hetimor që nuk bëhet në bazë të rregullave. Unë e di që jam në pakicë. Dua të procedoj që nesër dhe në vazhdim ku vend të marrë nga ky komision atë që është më e efektshme", u shpreh Adriatik Alimadhi.

"Ne në mbledhjen e fundit shtuan në objektin hetimor emërimin e antërtarëve të Kushtetuese. Ne nuk nuk ishim dakord. Ju e vendosët me shumicë votash. Pavarësisht dëshirës dhe votave tona kjo është shtuar pavarësisht dëshirave që ne kemi si opozitë. Ne nuk mund t'i shmangemi. Do marrim pjesë në këtë debat për të qartësuar opinionin publik me atë që ka ndodhur", deklaroi Alban Zeneli.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KAKASUT META: 28/02/2020 11:07

    Meta burri më pis i Shqipris njeri ordiner familje hajdutësh. Njerzit më të urryer të DHQIPTARVE.KTA JA KALOJN DHE LUGATIT ENVER HOXHA. AQ FAMILJE POSHTËR ËSHTË MONA LIKJA.

    Përgjigju
  • PRESIDDNT LAPANJOS: 28/02/2020 08:13

    Ky 8lir meta e vërteta me bllok në dor është pldhu më i madh i politikës kak Shqiptare. Familja e kti paçavurje është familja më e urryer e Shqiptarve.

    Përgjigju
    • Ver Llapa: 28/02/2020 09:06

      Une nuk kam vrejtje per Monen ajo here heres me con selam

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda