DW: Shansi i fundit për Shqipërinë, Merkel takon të dielën Macronin

DW: Shansi i fundit për Shqipërinë, Merkel takon të dielën Macronin

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Që vende si Gjermania dhe Franca kanë qendrime krejt të ndryshme lidhur me hapjen e procesit të negociatave për antarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë duket se nuk e shqetëson Parisin. Franca do ta bllokojë hapjen e planifikuar të bisedimeve me dy vendet e Ballkanit - Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë - për antarësimin e tyre në BE. Qeveria në Paris i konsideron të pamjaftueshme hapat ndërmarra në këto  dy vende, u shprehën të premten (11.10) në Bruksel disa diplomatë. Gjithashtu Franca kërkon një reformim thelbësor të procesit të antarësimit si kusht për të dhënë miratimin e saj.

Kritikohet ndër të tjera, që procesi i antarësimit është mjaft teknik dhe në rast të zhvillimeve problematike mund të ndalet me shumë vështirësi. Me veton e saj Franca del edhe kundër Gjermanisë, që bashkë me shumë shtete të tjera të BE-së është angazhuar për bisedimet e antarësimit.

Qeveria gjermane i referohet vlerësimit të Komisionit të BE-së, që këto vende i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe se Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u janë premtuar bisedimet.

Në fakt fillimi i bisedimeve të antarësimit do të duhej të vendosej të martën e ardhshme (15.10) në takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg. Por rezistenca e një vendi mjafton për ta penguar këtë. Në radhë të parë për Maqedoninë e Veriut një bllokim do të ishte i hidhur, sepse vendi me rreth 2,1 milionë banorë nisur nga perspektiva për bisedimet e antarësimit pranoi ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut. Qeveria greke e pati kërkuar këtë, sepse edhe krahina veriore e Greqisë mban të njëjtin emër dhe druhej për pretendime eventuale territoriale.

Greqia ia doli të imponohet, sepse miratimi i bisedimeve të antarësimit në BE duhet të pranohet njëzëri nga të gjitha vendet anëtare. Ky vend e pati kushtëzuar pranimin për ndryshimin e emrit me shpresat për afrimin në BE. Si rrjedhojë shumë shtete e shohin me habi dhe nuk e kuptojnë veton e Francës.

Një diplomat, sikurse njofton agjencia e lajmeve DPA të premten (11.10) tha, se "kush bllokon tani procesin e antarësimit mban përgjegjësi për ndonjë destabilizim të mundshëm në fqinjësinë tonë".

Një numër i madh shtetesh të BE-së ishin angazhuar për bisedimet e antarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shansi i fundit për këto bisedime mbetet tani një takim i planifikuar për të dielën (13.10) mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron. /DW - *Titulli redaksional

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 13/10/2019 08:01

    Nuk pranon Franca i ka bere marrveshjet me Ruset kur ky takoi Putinin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave