Dëborë pranvere në Theth, banorët të bllokuar prej 10 ditësh (VIDEO)

Pavarësisht se jemi në muajin Prill dhe zyrtarisht jemi në stinën e pranverës e njëjta gjë nuk mund të thuhet për zonën e Thethit, e cila vijon të jetë e bllokuar në njërin segment të saj.

Aksi Qafë Thore-Theth, vijon të jetë i pushtuar nga dëbora.

Prej 10 ditësh ka nisur puna për zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, por me vetëm një mjet borëpastrues duket se më parë kjo rrugë do të hapet nga natyra sesa ndërhyrja e mjeteve borëpastruese.

Në vende të caktuara në këtë segment rrugorë ka ende mbi 1 metër e gjysmë lartësi çka e vështirëson punën e mjetit borëpastrues i cili ndodhet atje prej 10 ditësh në tentativë për të zhbllokuar këtë segment rrugorë.

Banorëve të zonës së Thethit i duhet të përdorin aksin tjetër për tu lidhur më Shkodrën, nga Mali i Shoshit, rrugë e cila përshkohet për më shumë se 6 orë për shkak të amortizimit dhe asnjë investimi prej vitesh.

Banorët e Thethit prej vitesh bëjnë apel për rikonstruksionin e segmentit Bogë-Theth, por ende deri më sot nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugorë I cili shihet si zgjidhje për zhvillimin e zonës

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?