DWS, shpallen pesë finalistët
e konkursit së kërcimit 

DWS, shpallen pesë finalistët<br />e konkursit së kërcimit 
Amos Zaharia, Tuna, Evi Reçi, Heidi Lushtaku dhe Kristi Popa janë pesë protagonistët e finales së madhe të edicionit të 5-të të spektaklit “Dancing With The Stars”. Ndërkohë, për këngëtaren Mariza Ikonomi dhe Valbona Memën gjysmëfinalja nuk rezultoi e suksesshmë duke ngelur jashtë gare.

Ashtu siç prisnim, gjysmëfinalja erdhi plot surpriza jo vetëm në perfomanca, por edhe me rikthimin e partnerëve apo të familjarëve krah konkurrentëve me kërcime në disiplina të ndryshme. Tangoja pasionante e Amos Zaharise me te ëmën, aktoren e njohur Yllka Mujo, dhuroi emocione te veçanta e u vlerësua maksimalisht nga juria e “Dancing ëith the Stars”.

Por, nuk mbeti pa u komentuar e admiruar edhe performanca e veçantë e çiftit Tuna dhe Cozman ne disiplinën Freestyle. Ndërkohë per Evi Recin performanca me të ëmën me tepër sesa një kërcim i mirëfilltë do të mbetej një kujtim i bukur.

Modelja nga Zvicra Heidi Lushtaku erdhi ne performancen e dyte nen shoqërinë e Valerit, kantautori Kristi Popa kishte zgjedhur si partnere bashkëshorten e tij, Valbona Mema me mbesën Xhesika Polo, ndërkohë që këngëtarja Mariza Ikonomi ishte sërish me një duet me Françesk Radin këtë herë në një tjetër disiplinë.

Nata e fundit e yjeve në “Dancing Ëith the Stars”, premton jo vetëm surpriza të cilat sipas produksionit nuk do të mungojnë, por ehde një garë të fortë mes pesë finalistëve, ku sipas burimeve trofeu do të luhet shumë mes Evi Reçit dhe Tunës.

‘Fenomeni’ Tuna 

Gjysmëfinalja e “Dancing With the Stars” ka shfaqur disa befasi të këndshme, e një prej të cilave ishte edhe performanca e parë e përbashkët në një spektakël televiziv mes Tunës dhe Cozman. Përmes një performance ‘hot’ çifti kërceu nën tingujt e këngëve “Pardon” dhe “Shume i Smut” me të cilën edhe mbaroi kjo performancë. Tuna pas komenteve dhe reagimeve positive që pati në rrjetet sociale për performancën që pati sëbashku me Cozman, ka bërë edhe një dedikim kushtuar atij.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka