E premtja e kaluar ishte e premte e zezë për të gjithë familjarët e reperit të njohur. Ndarja nga jeta e Mac Miller tronditi jo vetëm industrinë e muzikës por edhe kolegët e tij, sidomos për faktin që 26-vjeçari ka pasur një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande.
Mediat e huaja kanë zbuluar edhe dëshirën e fundit të Miller përsa i përket pasurisë së tij. Në një dokument të siguruar nga “E!news” i firmosur nga reperi në vitin 2013, nënvizohet se pasuria e tij në rast fatkeqësie do të ndahet mes të ëmës Karen Meyer, të atit Mark McCormick dhe të vëllait Miller McCormick.

Reperi i ndjerë Mac Miller dhe mamaja e tij Karen Meyer
Në listën e trashëgimtarëve të pasurisë përfshihet edhe avokati i tij David Byrnes, të cilin e konsideronte një mik shumë të veçantë. Pasuria reprit të ndjerë sipas “E!news” kap shifrën e 9 milionë dollarëve.
Komente

