Futbollin e luajtur e ndaloi në vitin 1977, por kjo nuk e pengoi legjendën braziliane Pele, i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, që të vinte një pasuri të majme. Sipas faqes së specializuar ‘Celebrity Net Wort’, fituesi i tre herë i Botërorit, ka lënë një pasuri mbi 100 milionë dollarësh.
Pasuria e Peles ka ardhur jo vetëm nga futbolli i luajtur, por edhe prej kontratave të majme publicitare, të drejtave të shfrytëzimit të imazhit dhe shumë kanaleve të tjera që kanë pak lidhje me lojën se cilës i dha shumë.
Pele pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme në klube e zhvilloi në vendlindje, në Brazil, pasi luajti për 18 vite me Santos-in, ndërsa dy sezone i kaloi në amerikë me Neë York Comsos.