Arjan Ndoja nga i pastrehë në 2003, sot me 24 shtëpi, 5 bodrume e garazhe dhe disa makina, bashkëshortes i falën 200 mijë m2 tokë në Durrës

TIRANË- Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, cili i shpëtoi një atentati në nëntor të vitit 2019 te rrethrrotullimi i Shkozeti, u paraqit sot në Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit. Ashtu siç edhe pritej, seanca dëgjimore u karakterizuar nga shigjetime të vëzhguesit të famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs për lidhje të prokurorit me krimin si dhe me kundërpërgjigje të prokurorit. Krahas udhëtimit në makinë me të ‘fortin e Sukthit’ Landi Muharremi nga Sukthi në momentin e atentatit, Arjan Ndoja rezulton një nga prokurorët më të pasurtë sistemit të drejtësisë. Në vitin 2003, kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë si Prokuror në Durrës, Arjan Ndoja, rezulton i pastrehë. Nuk ka as banesë dhe as para. Prokurori deklaron vetëm një makinë tip Benz e vlerë 200 mijë lelë.

Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem. Në vitin 2008 rikthehet në sistem  dhe deklaron 750 mijë euro pasuri dhe të ardhura, siç edhe u konstatua sot në seancën dëgjimore. Ndoja ka fituar 250 mijë euro në vit si avokat, para se të kthehej në sistem. Në këtë vit deklaron, dy lokale në Shëngjin, dy apartamente 117 m2 dhe 90 m2, dy makina dhe të ardhura nga pagat.

Deri në vitin 2016, kohë brenda të cilës vepron Vetingu, Arjan Ndoja deklaron 24 apartamente dhe ndërtesa, 4 bodrume, dy garazhe dhe disa makina.

Këto pasuri janë modeste në raport me pasurinë e dyshimtë të deklaruar nga bashkëshortja e prokurorit, Arjan Ndoja, Elderina Frrok Ndoja. Zonja Ndoja deklaron se në vitin 2013 i kanë falur në Durrës rreth 200 mijë m2 tokë.

Në vitin 2013 rezulton se bashkëshortes së Arjan Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i kanë dhuruar 6 prona me sipërfaqe mbi 200 mijë metra katrorë. Referuar deklaratës së pasurisë së prokurorit Ndoja, në 26 prill të 2013, bashkëshortes së tij i kanë dhuruar me kontratë në Durrës dy sipërfaqe toke, njëra 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 metra katrorë.

Të dyja pronat janë të lloji tokë pyll. Një muaj më vonë, pra në prill të viti 2013, zonjës Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë disa prona të tjera, konkretisht me sipërfaqe 800 metra katrore, 800 metra katrore, 1800 metra katrore si dhe 1 100 metra katrore.

Ndërkaq, po në maj të vitit 2013, Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj në muajin prill, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë rreth personit që i ka dhuruar pronat se bashkëshortes së Arjan Ndojës, as rreth personit të cilit zonja Ndoja i ka dhuruar sipërfaqet 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 si dhe as rreth vendosjes së pronave brenda qarkut të Durrësit.

Dhurimi është i dyshimtë pasi në deklaratat e para të pasurisë 2003-2004 Arjan Ndoja ka pasuri dhe të ardhura modeste. Ndërkaq, nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, deklaron vetëm pagën si juriste dhe asnjë pasuri tjetër.

Madje. në vitin 2004, Elderina Frrok Ndoja deklaron vetëm pagën 500 000 në vit si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë. Nga viti 2004 deri në vitin 2008, çifti nuk ka deklaruar pasuri, pasi Ndoja nuk ka qenë subjekt deklarimi.

Në vitin 2008 vijonte të deklarojnë pasurinë, ku zonja Elderina Frrok Ndoja deklaron sërish pagë vjetore 504 000 lekë si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti. Po gjatë këtij viti, Elderina Frrok Ndoja deklaron një makinë me vlerë 36 mijë euro, pa shpjeguar burimin në deklaratë.
Lëvizjet në pasurinë e prokurorit Arjan Ndoja

Viti 2003
Benz 190, vlera 200 000 lekë.
Paga si prokuror, 75 000 lekë.
Paga e bashkëshortes si juriste, 27 500 lekë

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e plotë në 2003)

Viti 2004
20 mijë euro cash
Të ardhura si prokuror, 500 000 lekë.
Të ardhura si avokat, 28 mijë euro.

Viti 2008
Apartament 117 m2, vlera 65 mijë euro, pjesa 50 %.
Lokal në Shëngjin Lezhë, vlera 114 600 euro, pjesa 100 %.
Lokal në Shëngjin Lezhë, 159 520 euro, pjesa 100 %.
Apartament 90 m2 në Shëngjin Lezhë, 2 000 000 lekë, pjesë 100 %.
Makinë benz, 200 000 lekë.
Makinë BMË, 34 mijë euro.
Paga tek universiteti Kristal, 750 000 lekë.
Bashkëshortja Elderina Frrok Ndoja paga si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë, 500 lekë.
Zef Ndoja, paga si mësues 328 800 lekë.
Znj. Ndoja, paga si mësuese, 294 000 lekë.
Detyrime bankare, 17 mijë euro.

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Arjan Ndoja në 2008)

 

Viti 2009
Kursime nga aktiviteti profesional, 676 844 lekë.
Shitje makine, 500 000 lekë.
Kontratë shitjeje... 94 020 euro.
Kontratë shitjeje... 69 835 euro.
Të ardhura si pedagog në Universitetin Kristal, 474 171 lekë.
Blerje automjeti, 20 mijë euro.
Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 795 000 lekë pagë.

Viti 2010
Të ardhura të pakësuara, 83 370 lekë.
Pagesë për Drejtorinë e Tatimeve, në bazë të njoftimit të vlerësimit tatimor... 9 676 832 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 64 000 lekë në muaj.

Viti 2011
Të ardhura të kursyera nga paga, 235 256 lekë.
Të ardhura nga shitja e makinës BMË, 30 mijë euro.
Shuma 785 000 lekë ka kaluar në llogari kursimesh.
Paga e bashkëshortes si juriste pranë shoqërive Rafaelo dhe Ani, 211 833 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga paga, 372 506 lekë dhe 850 604 lekë.
Lokal dhe garazh të regjistruara në ZVRPP, të deklaruara më parë.
Bashkëshortja të ardhura si juriste pranë shoqërisë Rafaelo, 247 670 lekë.
Të ardhura si konsulente juridike pranë kompanisë ‘Vitrina’ 14 mijë euro.
Të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate si dhe 683 332 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të kursyera nga paga, 831 209 lekë.
Honorar nga pjesëmarrja në seminar trajnues në Shkollën e Magjistraturës, 10 800 lekë.
Bashkëshortes Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë 79 434 m2 në Durrës
Bashkëshortes i dhurojnë 112 277 m2 në Durrës.
Bashkëshortes i dhurojnë 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës.
Elderina Frrok Ndoja dhuron 79 434 m2 dhe 112 277 m2 tokë në Durrës.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 65 662 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 71 934 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 2 500 euro.
Të ardhura nga puna si avokate, 1 712 860 lekë.

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Arjan Ndoja në 2013)

 

Viti 2014
Parking në Shëngjin, 13 m3, vlera 23 mijë euro, 100 % të pjesës.
Bodrum në Shëngjin, 100 % të pjesës.
Truall në Shëngjin, me shkëmbim, 2008 m2, 50 % e pjesës.
Aneks kontrate me shoqërinë... 28 %.
Të ardhura nga paga, 1 026 077 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga biznesi si avokate 1 030 000 lekë
Të ardhura si detyrim nga shoqëria Vitrina, 11 280 euro.



Viti 2015
Të ardhura të kursyera nga paga dhe nga të ardhura të paguara nga Drejtoria e Tatimeve, në zbatim të vendimit gjyqësor, 10 437 371 lekë.
Bashkëshortja të ardhura të kursyera në llogarinë e biznesit, 982 502 lekë.

Viti 2016
Pasuri të fituara nga kontrata e sipërmarrjes me shoqërinë ‘Rafaelo 2002’, në Shëngjin Lezhë. Kontrata është lidhur në 2014 dhe e deklaruar në vitin 2015.
Apartament 60 m2
Apartament 65 m2
Apartament 65 m2
Apartament 60 m2
Apartament 100 m2
Apartament 60 m2
Apartament 100 m2
Apartament 60 m2
Apartament 65 m2
Apartament 78 m2
Apartament 61 m2
Apartament 94 m2
Apartament 77 m2
Apartament 91 m2
Apartament 61 m2
Apartament 61 m2
Apartament 94 m2
Apartament 77 m2
Apartament 91 m2
Apartament 61 m2
Apartament 104 m2
Bodrum 19 m2
Bodrum 15 m2
Bodrum 50 m2
Pasuri 499 m2, e llojit truall dhe ndërtesë, përfituar si rezultat i veprimeve përmbarimore.

Huadhënie shtetasit... 159 520 euro.
Detyrim 159 520 nga shtetasi..., për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara në kontratën e pronësisë, të pasurisë lokal në Shëngjin.
Huadhënie pa interes shtetasit... 88 mijë euro.
Gjendja cash, 6 mijë USD.
Gjendja llogarie, 10 149 808 lekë
Të ardhura nga paga, 1 199 440 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes, 1 466 922 lekë.
Bashkëshortja automjet 1 400 000 lekë.

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Arjan Ndoja në 2016)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 30/04/2022 09:57

    Po mendoj njerëzit që kanë qenë në dorë të tij në bankën e akuzës. Njerëz që kanë pasur dhe nuk kanë pasur se çfarë të paguajnë, pavarësisht fajit që në rastin e tij nuk i hynte njeriu në punë....

    Përgjigju
  • Kusari: 30/04/2022 08:42

    Letra

    Përgjigju
  • Iris: 30/04/2022 01:10

    Ah sikur te na dhuronin dhe neve ndonje shume,apo shtepi! Ky prokurori dhe gruaja e tij dhe shume te ngjashem me keta paskan lindur me fat! Z.Jacobs duhet t'a pyese se pse u dhurohen e u falen para dhe prona vetem gjyqtareve e hetuesve?

    Përgjigju
  • Beni: 29/04/2022 22:54

    Ky prezantimi i tij para vetingut me duket i ngjashem me prezantimin para komisionit te kongresit te ngritur ne vitet 50 ndaj familjeve Gambino,Gjenoveze,Bonan e Lukeze etj, kur benin si biznesmene te ndershem, si femije te pafajshem, qe shteti dhe ambasadori amerikan dhe europian po ju bien ne qafe kot se koti, ata paguajne taksa, ata skane patur probleme me gjykata dhe se i kane fituar te gjitha gjyqet. Edhe ky duket tamam i veshur "Shik", me kostum e kollaro firmato, por i mungon nje kapele si ajo e kryeministrit te mafies Frank Kostelo apo Mayer Lanskyt,gjithe kapadaillek,si gjeli ne maje te plehut, kur sapo del nga kamerat,struket shpejt ne kafaz,shkon para pasqyres si doli mir apo keq, apo edhe si Gjin Gjoni me kapele siç dilte shoku enver me shokun hysni,qanin hallet e popullit. Prokurore e gjyqtare si ai e kane enderr tu ngjajne kapobabdave.

    Përgjigju
  • Paul: 29/04/2022 22:39

    Merrjani te gjitha plehres..

    Përgjigju
  • likja: 29/04/2022 19:56

    Cfar vetingu duhet per kete prokuror,me kete pasuri ky duhet te dale para gjykates dhe ti konfiskohet pasuria cdo gje mund te jete vetem prokuror jo

    Përgjigju
  • Arditi: 29/04/2022 18:31

    E do futemi ne Evrope ne. E mo Edi Rama, i le kta gangot te bredhin. Njerezit nuk kane me leke me ble nje shpi, ky ka 24 dhe 200,000 m^2 sikur me qene Bill Gatesi. Hajde hajde ik pirdhu dhe ti Kim nga Amerika, nje verr ne uji na bete te gjithe, plera dhe mbaruar plera jeni.

    Përgjigju
  • refugjati: 29/04/2022 18:29

    po nuk ju konfikua pasurija ketyre tipave nuk quhet pune e mbaruar.esht si me te cuar te burimi e nuk te jep me pi uje shpresojme qe ne atentatin tjeter mos ta haje shoferi apo ndonje qe nuk esht objektivi

    Përgjigju
  • Ana: 29/04/2022 18:28

    Do shihni cudira se si do rrjedhin ngjarjet per personat e vetingut qe kane hetuar kete prokuror. Ky person ka nje rreth te gjere me vrases, gjobvenes, grabites, qe do marrin hak me urdher te tij. Ky moster prokuror eshte shume i hidhur dhe e them me bindje te plote qe barazohet ne krime njesoj me mafiozet e famshem te huaj e shqiptare.

    Përgjigju
  • Hako: 29/04/2022 18:17

    Me vjedh qenka i zoti, por ama me e fsheh nuk paska dite.Pasuria e tij beka muuuu.

    Përgjigju
    • eri: 30/04/2022 07:56

      Hako ka fshehur pa merak as 30% se ka deklaru

  • Miranda: 29/04/2022 17:36

    Ky plehre eshte nje nga shkaqet qe u be reforma ne drejtesi e cila si cdo proces hoqi edhe prokurore e gjyqtare qe nuk e meritonin kurse ky kriminel i beri edhe 5 vjet pune shtese qe duhet te ishte shkarkuar qe diten e pare. Ky bastard per sistemin e drejtesise e ka patur vendin ne burg me kohe. Krijese e rrezikshme dhe rrezik per shoqerine

    Përgjigju
  • Tani: 29/04/2022 17:32

    Nuk esht veting po nuk ju konfiskua pasuria . Ky ka miliona euro i plasi k.. qe po e heqin nga puna

    Përgjigju
    • LORA: 29/04/2022 18:28

      EKZAKT, vetting-u merr vlere vetem me konfiskimin e pasurive te kesaj bande krethemelse te shtetit dhe te drejtes. Ti oervlosh me acid,,,nuk shpagojne krimet qe i kane bere njerezise dhe Shqiperise.

  • mane: 29/04/2022 17:29

    ky do nje ushtri me njerez vetem per te administruar gjithe keto pasuri:) ky Theo Jacobs kot nuk hap biznes si avokat ne Shqiperi, madje te behet ortakt me kete se paska qene shume i suksesshem.

    Përgjigju
  • ernon: 29/04/2022 17:25

    Ky eshte vrases i veshur me pushtet...

    Përgjigju
  • Lui: 29/04/2022 17:01

    Jane disa lloj njerezish si ky prokurori qe nuk ka nevoje fare as per veting e as per ndonje ligj te vecante per ta kuptuar apo per te pasur indicie qe te fillohen hetime pasurore. Une mendoj qe te gjithe, pa perjashtim te gjithe duhet te kontrollohen nga pasurite qe kane dhe te vendosen pikat mbi "i" se si kane vene pasuri gjithe keto vite. Shpresoj te vije ajo dite qe te pakten 95% e popullsise te kete kaluar ne siten e justifikimit pasuror. Pastaj do themi qe jetojme ne nje sistem demokratik normal. Sepse ky i sotmi eshte demokraci feudalo kriminale.

    Përgjigju
    • Arbërori: 29/04/2022 18:03

      Lloji i këtyre njerzve duket në pushtet që nga v 1991, të gjithë kriminel dhe tradhtar të këti vendi të mjerë. Shiqo sot PS Komuniste Putiniste a mundet ndokush ta kontrolloj se sa ka pasuri ky grup i strukturuar kriminal… ku shkuan më shumë se Një miliard € pas termetit….

  • timi: 29/04/2022 16:40

    Jane ca te zgjuar qe u buzeqesh fati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille