TIRANË - Dy aksidente, njëri me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet dhe në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Burime nga policia thanë se, në aksidentin e ndodhur tek tuneli ka humbur jetën vazja 21-vjeçare, Elsa Rakipi ndërsa është plagosur një person tjetër, drejtuesi i makinës.

Burime nga policia thanë se, automjeti i aksidentuar është tip BMË. Shkak për aksidentin mësohet se, ka qenë humbja e kontrollit si pasojë e lagështirës.

aksidenti ne krrabe me logo
(Në foto: Automjeti i aksidentuar në Krrabë ku humbi jetën 21-vjeçarja)
 
Ndërkaq, një tjetër aksident tjetër ka ndodhur si pasojë e kohës së keqe. Një makinë ka përplasur një endacak pranë Urës së rrugës së Elbasanit.

Endacaku mësohet se është dërguar  në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës. Policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)