Aksidentet në punë kanë qenë fatale për dy qytetarë në Tiranë. Kjo pasi një 25-vjeçar në Babrru, duke punuar në firmën ku ishte i punësuar, ka prerë dorën.

Ai ishte duke punuar me disa mjete, me të cilat po priste disa hekura, kur në një moment trakoja i ka ikur nga duart dhe aksidentalisht ka prerë dorën. K.XH ka marrë ndihmën mjekësore në spital, ku mjekët i kanë bashkuar dorën me krahun dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ditën e djeshme në Tiranë, 29-vjeçari G.S, ka prerë 4 gishta. Ai po punonte në punishten e mobilerisë në fshatin Prush pranë Kombinatit, kur ka prerë gishtat me një gur flesibël. Edhe në këtë rast ai ka shkuar me shpejtësi në spital, ku mjekët kanë arritur ti bashkojnë gishtat dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në të dyja rastet Prokuroria ka referuar matrialet në Prokurori, por ngrihet shqetësimi nëse kompanitë plotësojnë kushtet e sigurisë në punë në Shqipëri. Shpesh gjatë aksidenteve në punë, janë vet punëtorët ata që marrin fajin, ndërkohë që rrallë ndodh që të dënohen kompanitë private.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com