Dy autobusë të një kompanie nga Kosova që po udhëtonin drejt Beogradi janë sulmuar në Serbi, përkatësisht afër Kurshumlisë.

Siç raportojnë mediet e Kosovës autobusët janë sulmuar me gurë. 

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës rreth orës 01:00 dhe lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga vetë përfaqësues të kompanisë që ra pre e sulmeve.