Tiranë, 19 Janar/ATSH/- Në kuadër të Projektit "Dialogjet Ndërkulturore Artistike Turqi-Shqipëri", me bashkëpunimin e Muzeut të Peras Suna dhe ?nan K?raç, Institutit Yunus Emre dhe ?KASD, Shoqata e Dialogjeve Ndërkulturore Artistike Stamboll, Galeria FAB në Tiranë, mirëpret në datat 20 janar - 03 shkurt 2015 eskpozitat "Nga Kostandinopoli në Stamboll: Fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX" dhe "Historia ime" Art Rinor nga Turqia".
Lidhjet qindravjeçare mes Turqisë dhe Shqipërisë, forcohen përditë e më shumë në sajë të kulturës së përbashkët të ngjizur thellë dhe të bashkëpunimeve të vazhdueshme. Edhe këto dy ekspozita të rëndësishme, të përgatitura në kuadër të Projektit "Ditët e Dialogjeve Ndërkulturore Turqi-Shqipëri", synojnë që brezat e rinj të sjellin edhe njëherë në mendje dhe të përcjellin këtë pasuri kulturore që vjen nga e shkuara në ditët tona.
Ekspozita "Nga Kostandinopoli në Stamboll: Fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX" me pjesë nga koleksioni i fotografive të Muzeut të Peras Suna dhe ?nan K?raç, kurohet nga M. Sinan Genim dhe paraqet strukturat mbresëlënëse, jetën e përditshme dhe personazhet e veçanta të Stambollit, të fiksuara nga mjeshtrat e fotografisë të gjysmës së dytë të shek. XIX, kohës kur ky art filloi të lëvrohej në Stamboll.
Ekspozita "Historia ime" Art Rinor nga Turqia", kurohet nga Beste Gürsu dhe përmban vepra nga disiplina të ndryshme të aristëve A. Sina Gürsu, Bar?? Sar?ba?, Bora, Çetin, Ça?da? Erçelik, Do?u Ak?nc?, Ekin Onat, Emre Çal??, Enes Ate?, HüseyinRüstemo?lu, Kadir Akyol, Mihriban Mirap, Nesren Jake, Özgür Demirci dhe Yasemin Öztürk Erdo?an. 14 artistët e rinj në këtë ekspozitë, historitë origjinale të kultura vetë ndryshme, që janë ruajtur në kujtesë, i interpretojnë duke i lidhur me ndryshimet e jetesës, vlerat e humbura dhe të fituara mes shek. XIX dhe XXI.
Ekspozitat janë përgatitur në kuadër të Projektit "Dialogjet Ndërkulturore Artistike Turqi-Shqipëri", të konceptuar nga ?KASD (Shoqata e Dialogjeve Ndërkulturore Artistike Stamboll), dhe zhvillohen më mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Institutit Yunus Emre dhe Art and Life Project.
/k.m//a.ke/









