TIRANË- Dy eurodeputetë të Parlamentit Europian i kërkuan vendit tonë evakuimin emergjent të një të fëmije nga Gaza vetëm 1 vjeç, i cili kishte nevojë emergjente për trajtim të specializuar. Autoritetet shqiptare iu përgjigjën pozitivisht kërkesës dhe i vogli, bashkë me familjen, babanë, vëllanë dhe motrën, fluturuan me një avion ambulancë direkt nga Gaza për në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës.
Fëmija nga Gaza, vend në situatë lufte prej më shumë se 1 vit e 3 muaj me Izraelin, ka pasur infeksion pulmonar të përsëritur. Për të po kujdeset në QSUT, shefja e pavijonit në pediatri, Mira Kola. Burimet bëjnë me dije se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të dalë nga spitali në ditët në vijim.
Aktualisht, familja e të miturit është strehuar në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru, dhe po i jepet i gjithë trajtimi i mundshëm me punonjës social dhe psikolog. Burimet i thanë Report Tv se në vijim pritet që familja e të voglit të sistemohet në një ambient me qira, për kushte sa më komode, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të vijojnë të qëndrojnë në Tiranë duke kërkuar azil.
Ky evakuim mjekësor, ngjalli kritika në rrjetet sociale, se kur një fëmijë shqiptar ka nevojë për kurim jashtë, shteti nuk reagon, të cilave kryeministri Edi Rama iu përgjigj në rubrikën sy m’sy.
"Ku i keni parë këta fëmijët që i lëmë të vdesim? Se inati po, llumi i foltoreve dhe kanaleve që ju zhyteni po dhe juve ju duket sikur njerëzit vdesin për një aspirinë. Çdo vit kurohen në pediatritë tona 46 mijë fëmijë, 15 mijë fëmijë në QSUT. Çdo vit dërgojmë jashtë vendit 25 fëmijë, pra shumë më tepër se shoqatat e mbledhura bashkë. Ajo familja qe erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve tonë ndërkombëtarë e si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik", tha Rama.
Ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri që njoftoi operacionin e evakuimit humanitor nga Gaza në vendin tonë duke falënderuar qeverinë shqiptare për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Ky është vetëm operacionit i parë dhe nuk dihet nëse në vijim Shqipëria do të presë të tjerë të mitur që kanë nevoja shëndetësore apo familjet e tyre nga Palestina. Familja ka udhëtuar direkt nga Gaza në Tiranë përmes një avioni ambulancë dhe ka mbërritur në Rinas më 15 janar 2025.
I nxitur nga komentet e qytetarëve poshtë videos së evakuimit të fëmijës 1 vjeç nga Gaza në Tiranë Rama vlerësoi shërbimin pediatrik në Shqipëri ndërsa akuzoi opozitën se po nxit dezinformimin.
“Bravo reklamë e bukur, fëmijët shqiptarë i leni me vdek. Duhet me lut Zotin që ka disa shoqata bamirësie e që janë shqiptarë zemërmirë e bëjnë bamirësi se për ju…”, shkruhej në një koment.
"Ndonjë fëmijë shqiptar që kërkon ndihmë për kurim jashtë vendit as që ju ka bërë përshtypje apo s’ka problem. Vetëm të dalësh i mirë jashtë Shqipërisë ti se për brenda s’ta ndjen fare se i ke në xhep të vogël shqiptarët”, shkruhej në një koment tjetër.
“I hodha një sy të shpejtë komenteve në postimin për familjen në Gaza që mikpritëm për t’i dhënë ndihmë urgjente mjekësore fëmijëve së tyre 1 vjeç. Tani e kam me ty Daniel dhe ty adash. Jam kurioz, kur i shkruani këto gjëra i keni seriozisht apo thjesht inati i sime vjehrre dhe bum në krevat mullixhiut. Që inati për qeverinë të çojë në pikën që të flasësh kaq përçart, kjo është t’i biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogari të tyre që pas gënjeshtrës janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit dhe ju e dini për kë e kam fjalën”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama vlerëson shërbimin pediatrik. Shton se Shqipëria dërgon mesatarisht 25 fëmijë jashtë shtetit për kurim më shumë se shoqatat, të cilat gjithsesi i falënderon për angazhimin e tyre “të pamohueshëm”.
Ku i keni parë këta fëmijët që i lëmë të vdesim? Është pyetje retorike. Se inati po, llumi i foltoreve dhe kanaleve që ju zhyteni po dhe duket sikur njerëzit vdesin për një aspirinë. Cdo vit kurohen në pediatritë tona 46 mijë fëmijë, 15 mijë fëmijë në QSUT.
Cdo vit dërgojmë jashtë vendit 25 fëmijë, pra shumë më tepër se shoqatat e mbledhura bashkë. Ajo familja qe erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve tonë ndërkombëtarë e si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik.
Sa i përket rastit të evakuimit, ai tha se ka ardhur si rezultat i kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë prej vlerësimit për shërbimin pediatrik në vendin tonë.
“Po ju përshëndes me urimin që të keni më shumë respekt për të vërtetën, pra për veten dhe më pak zell për të përhapur helm e gënjeshtra. Se ajo familja që erdhi nga Gaza, erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë dhe si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik. Disa familje, prej të cilave njëra erdhi në Shqipëri, u çuan në disa vende të Europës ku shërbimi pediatrik vlerësohet. Në vend se të bëheni përhapës të gënjeshtrave të atyre që e dini mirë kush janë, kërkojini atyre llogari se nuk i dilet me inat kësaj pune. Inat kijeni këtë qeveri por këtu do ta keni prapë. Inati nuk është as program, as alternativë. Programi dhe alternativa janë diçka tjetër që ju mungojnë atyre që ju përdorin dhe ju si zëdhënës të gënjeshtrave të tyre”, tha Rama.
Sa njerëz të poshtër dhe të pistë janë ata që reagojnë kundër një familje që me muaj të tërë kanë jetua luftën kur dihet se shqiptarët exskluziv vetëm për qëllime fitimi janë nr.1 në botë që për dekada vazhdojnë të kërkojnë azyl kurse për përfitimet e tyre të pa ligjëshme as që do komente
PërgjigjuMjer neve ku jetojm e cfar sherbimi spitalor kemi qe po nuk pagove nga doktori tek sanitarja del i vdekur prej aty.Ky na flet me shifra sikur te jetonte ne nje planet tjeter dhe mendon se genjehemi me shifra.Ne jetojm cdo dit realitetin ne spitalet tona qe ti nuk e ndryshon dot o Edo.
Përgjigju