Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat

Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat

Marta Kos dhe Jakov Milatović

 

Mali i Zi është shteti i parë në radhë që do të anëtarësohet në BE nga Ballkani perëndimor. Me këtë deklaratë, Marta Kos komisionerja e BE për zgjerimin bëri apel për konsensus dhe i kërkoi opozitës në Mal të Zi të mos bllokojë procesi e integrimit të vendit, për të cilin tha se duhet konsensus për reformat e nevojshme që vendi duhet të imlementojë për tu bërë anëtar me të drejta të plota në Union.

Synimi i vendit është mbyllja e kapitujve brenda 2026-ës tha Kos dhe për këtë po zhvillon një vizitë dy ditore në Mal të zi ku ka takuar Presidentin Jakov Milatović, kryeministrin Milojko Spajić, kreun e parlamentit Andrija Mandic dhe udhëheqës të opozitës.

Këtë të premte, Komisionerja për Zgjerimin vizitoi edhe qytetin e Cetinjes  ku kreu homazhe për 13 viktimat që u vranë më 1 janar 2025. Në muajin shkurt Komisionerja për zgjerimin Marta kos do të vizitojë edhe Shqipërinë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit

DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit