Champions League zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës dy ndeshjet e kthimit të vlefshme për 1/8 e turneut. Biletën për në çerekfinale e siguroi Bayern Munich, me bavarezët që fituan 2-0 me PSG-në në shtëpi. Në çerekfinale edhe Milan, që barazoi 0-0 ndeshjen në Londër kundër Tottenham, por iu fal fitores 1-0 në ndeshjen e parë në "San Siro".
Në "Allianz Arena" Bayern Munich fitoi 2-0 me PSG-në në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Champions League. Bavarezët edhe në ndeshjen e parë në Paris fituan (0-1), duke nxjerrë jashtë Messin me shokë. Ndeshja u zhbllokua nga Choupo-Moting në minutën e 61. Presioni i vendasve bëri që PSG të gabonte duke humbur topin në hyrje të zonës, me Goretzka që asistoi për golin e parë. Më herët po Choupo-Moting (52') e dërgoi sferën në rrjetë por VAR e konsideroi pozicion jashtë loje. Goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Gnabry në minutën e 90 pas asistit të Cancelo. Megjithëse në fushë për PSG-në ishin Messi dhe Mbappe, francezët e Sheikëve dështojnë sërish në Champions League edhe këtë sezon. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, Bayern Munich pret biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Në "Tottenham Stadium" në Londër, Tottenhami vendas barazoi 0-0 me Milanin në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League. Falë fitores 1-0 në Milano, kuqezinjtë e Piolit kalojnë në fazën çerekfinale, moment që e prisnin prej 11 vitesh. Antonio Conte nuk mundi të thyente mbrojtjen e hekurt të kuqezinjve, me ndeshjen që ishte e luftuar dhe me raste. Milan kalon më tej edhe falë formës së mirë së Maignan, me gardianin e "Djallit" që bëri disa pritje të mira. Loja e fortë bëri që Spurs të ndëshkohej me katër kartona të verdhë dhe një të kuq, teksa Romero në të 77 minutë la Tottenhamin me një lojtar më pak. Tanimë është Milan që falë fitores minimale në shtëpi kalon më tej në Champions League.