Lexova me vëmendje mesazhet e deklarimeve të sotme të kryeministrit dhe të Bashkisë së Tiranës.
Në gjykimin tim, duke marrë në konsideratë situatën politike dhe zgjedhjet vendore që po trokasin, qëndrimet e pazakonta të sotme janë dy gabime në një ditë.
Në komunikimin e brendshëm, PS-ja duhet t’i kthehet gjuhës konstruktive dhe përpjekjes për mirëkuptim, si dhe të heqë dorë nga armiqësitë për karrierë personale, nga gjuha e forcës dhe nga mesazhet kërcënuese e frikëndjellëse.
Ndërkritika nuk ka pse të shoqërohet me nota nervozizmi që natyrshëm perceptohen si shfaqje dobësie nga kundërshtarët tashmë të shtuar të partisë sonë.
E vetmja trimëri që na vlen sot është ndershmëria.
E vetmja qëndrueshmëri që na vlen është të mbrojmë Republikën nga politika e re me kapuçë dhe maska.
I vetmi reflektim që na vlen është të mirëkuptojmë kërkesat racionale të çdokujt që ka protestuar me qytetari në muajt e fundit.
I vetmi kohezion që na vlen është ai që buron nga besimi në vlerat e qytetarisë, solidaritetit, progresit dhe integrimit europian.
-
Pozitivitet & gjykim I ftohtë e realist i ngjarjeve - Shume respekt per Petro Kocin
Përgjigju -
O Petro gjith jetën as mish as peshk ke qënë o lumëmadh....
Përgjigju-
Shume e sakte....
-
-
O Petro mavria e ndrite me P.S.91 dhe tani dotë japësh mënf.
Përgjigju









Komente
Komento