TIRANE- Fran Marashi, i dënuari me burgim të përjetshëm ka mbrëmjen e arratisjes së bashku me Admir Tafilin dhe 5 persona të tjerë ka qënë në izolim. Një vendim i marrë nga Këshilli i Disiplinës brenda burgut në datën 18 nëntor 2013 vinte në izolim për 10 ditë me radhë. Ndërkohë që në 23 nëntor, 5 ditë nga futja në izolim të tij, është urdhëruar hapja e derës së qelisë, dhe nxjerrja e Fran Marashit për t’u argëtuar. Urdhërin për nxjerrjen e tij nga qelia, në një kohë kur nuk duhet të dilte, e ka dhënë i pandehuri Gjergji Këllezi me detyrë përgjegjësi i kolonës nr.2 godina A e Sigurisë së Lartë.
/Shqiptarja.com












