Agjencia për Media dhe Informim ka hedhur poshtë pretendimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale se ka dy protestues në intubim. Agjencia u kërkon qytetarëve të mos shpërndajnë informacione të pavërteta si dhe bën thirrje që të informohen nga burime zyrtare dhe të besueshme.

Deklarata:

E pavërtetë!

Informacioni që po qarkullon në disa faqe në Instagram dhe platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë! Mos bini pre e dezinformimit!

U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe familjarët.

Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të besueshme, duke shmangur burimet që përhapin informacione të rreme apo çorientuese.

Informacioni zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, qofshin protestues apo punonjës të Policisë së Shtetit, përcillet nga institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.


Lajmi kryesor:

Protestues të maskuar ndezin flakadanë në Bashki! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre rrugëve të Tiranës! Përplasje me policinë: 19 të lënduar, 6 prej tyre efektivë, 40 të shoqëruar (VIDEO)