
Dramë, spektakël dhe ndeshje për ata që i përballojnë emocionet e forta. Në "Olimpico" Roma fitoi 2-1 me përmbysje kundër Lecces për javën e 11-të në Serie A. Sfida do vendosej vetëm në shtesë, me djemtë e Mourinhos që bënë përmbysjen e madhe. Sfida nisi mirë për Romën, që humbi një penallti me Lukakun në minutën e pestë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për t'i lënë vendin një fraksioni të dytë të zjarrtë. Ishin puliezët që morën avantazhin me Almqvist në minutën e 72, duke shokuar vendasit. Kur u mendua se Roma do merre humbjen e pestë këtë sezon, Azmoun barazoi me kokë. Iraniani i datëlindjes 1995 shfrytëzoi bukur një asist të Zaleuskit dhe në 90+1 vendosi ekuilibrat për 1-1. Goli i dha besimin e duhur Romës, që shtoi presionin në sulm. Në 90+4 ishte Lukaku që përfitoi nga pasimi i Dybalas dhe me të majtë ndali sferën në rrjetën e Falcone për rezultatin final 2-1. Me 17 pikë Roma mban vendin e tetë, ndërsa Lecce me 13 pikë pozitën e 11-të.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
33.6%
-
Jo
58.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tare gjen sulmues për Milanin, Niclas Fullkrug mbërrin në Itali! Detajet e marrëveshjes
23 Dhjetor, 09:02
-
10 fitore radhazi, Aston Villa 'gjunjëzon' edhe United! Fiton Atalanta, suksesi i parë sezonal edhe për Fiorentinën (VIDEO)
22 Dhjetor, 13:01
-
VIDEO/ Asllani dhe Ismajli në fushë, Torino fiton 0-1 në fushën e Sassuolos
21 Dhjetor, 17:21
-
Serie A/ Katër gola në Sardegna, Cagliari dhe Pisa ndajnë pikët pas barazimit 2-2 (GOLAT)
21 Dhjetor, 14:47
-
GOLAT/ Rikthehet Juventusi, mposht 2-1 Romën dhe 'kërcënon' kryesuesit e Serie A
21 Dhjetor, 11:20
-
Max Allegri i kërkon Tares rikthimin e veteranit Thiago Silva te Milani
20 Dhjetor, 12:19
-
Zyrtare/ Milan - Como do të luhet në Australi, sfida më 8 shkurt në Perth
19 Dhjetor, 15:00
-
Boniek: Roma është në zemrën time, por kam fituar gjithçka me Juven! E urrej të më shohin si armik
19 Dhjetor, 14:11
-
Berat Gjimshiti mbyll vitin prej dëmtimit
18 Dhjetor, 15:05
-
Igli Tare gjen marrëveshjen me sulmuesin e Gjermanisë, gati për Allegrin në fillim të janarit
17 Dhjetor, 14:23
-
Dumfries kthehet në mars, Interi futet në treg! Frattesi 'financon' afrimin e ri
17 Dhjetor, 09:20
-
Dënimi i ultrasve në Milano, gjyqtarja: Tifozët e Interit matricë e mafias, ata të Milanit bëjnë 100 mijë euro me aktivitete të paligjshme
16 Dhjetor, 14:49