Dy 'grushte', për të shpëtuar Ilir Metën nga shteti

Dy 'grushte', për të shpëtuar Ilir Metën nga shteti

Ilir Meta

Ilir Meta do të hyjë në historinë e Shqipërisë, si politikani që sa herë është në rrezik, shpik një grusht shteti.

I pari ishte më 22 janar 2011, një ditë pas vrasjes barbare në Bulevard të katër shqiptarëve që protestonin kundër videos së tij.

Për të mbuluar vrasjet e “kokëpalarëve” dhe pastaj për të diktuar drejtësinë, Ilir Meta me Sali Berishën shpikën të famshmin grusht shteti. Atëhere, meqë Berisha ishte kryeministër dhe Meta zëvendës i tij, grushtin e shtetit “e bënte” presidenti, kryeprokurorja dhe katër gazetarë.

Të gjithë e mbajmë mend se si atëhere torturoi dhe Eduard Halimin me shokë, të hetonin drejtësinë, që nuk po gjente dot autorët e grushtit të shtetit, duke bllokuar kështu hetimet e Prokurorisë, duke refuzuar të dorëzonte dëshmitarët dhe duke I mbushur sallat me gardistë, të cilët kishin “shpëtuar Shqipërinë” nga grushti i shtetit.

Se si mund të bënte grusht shteti një president kundër Qeverisë, nuk kishte zot ta kuptonte, veç Ilir Metës dhe Sali Berishës, por ata ja arritën në një farë mase të frenonin hetimet mbi vrasjen, të trembnin drejtësinë  t’i thërriste si të pandehur për vrasje dhe natyrisht e trembën t’i dënonte.

Nëntë vjet më pas, Ilir Meta është sërish përballë një problemi që lidhet me shkarkimin e tij. Parlamenti me shumë mundësi e shkarkon atë brenda muajit që vjen dhe fati i tij mbetet në duar të Gjykatës Kushtetuese.

Beteja e tij për të kontrolluar në mënyrë antikushtetuese përbërjen e Gjykatës  Kushtetuese, me qëllim që të shpëtojë nga shkarkimi, ka marrë përsëri emrin “betejë kundër grushtit të shtetit”.

Njësoj si pas 21 janarit, ky njeri ka shpikur grushtin e dytë të shtett, meqë ndjehet i rrezikuar. Këtë radhë Sali Berisha është pas tij, por në heshtje, ndërsa Lulzim Basha pas tij me bezdi.

Beteja e tij qesharake, butaforia e thirrjeve të nëpunësve të tij dhe militantëve të LSI, që flasin për “vdekje të “grushtit të shtetit”, është një komedi që do të mbahet mend gjatë në historinë e këtij vendi, si çdo histori tragjike që tenton të përsëritet.

Herën e parë Ilir Meta shpalli puçist presidentin, se rrezikonte Qeverinë. Këtë radhë po shpall puçiste Qeverinë, se rrezikon të shkarkoj presidentin. Duken si dy gjëra të ndryshme, por është e njëjta gjë. Në të dy rastet Ilir Meta që rrezikohet nga drejtësia, shpall veten shtet dhe shpik një grusht shteti përballë tij.

Është mirë ta marrë më lehtë. Të mos shqetësohet për shtetin, pasi ai ndjehet më i sigurtë pa të. Është më mirë të shqetësohet për grushtin me të cilin po tenton të kërcënojë drejtësinë, siç e kërcënonte pas 21 janarit.

Tani ca gjëra kanë ndryshuar dhe nuk e thërret dot Doktorin në mesnatë t’i tregojë videot e Priftit e Zenit si garanci për besnikërinë. Dhe as të kërcënojë më prokurorët dhe ministrat e Drejtësisë.

Le të dalë në Bulevard, aty ku dolën “kokëpalarët” më 21 janar, dhe të jetë i sigurtë që nuk do ta vrasë askush.

Nuk e ka dënuar njeri me vdekje. Siç shihet, Zoti e ka dënuar me më shumë se aq. E ka bërë qesharak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 23/02/2020 00:00

    E ka bete te dhjese ne breke

    Përgjigju
  • Dori: 22/02/2020 20:14

    Super, bravo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare