S'ka qetësi në Turqi, tërmete 6.4 dhe 5.8 rihter godasin brenda 3 minutave sërish jugun e vendit! Raportohet për 3 të vdekur dhe 213 të plagosur

Dy pasgoditje të reja të fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë, të dyja vendet ende të tronditur nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që vranë të paktën 47,000 njerëz.

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi rajonin kufitar Turqi-Siri në një thellësi prej vetëm 2 km.  Pasgoditja jashtëzakonisht e cekët u pasua nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë disa minuta më vonë me qendër jo shumë larg nga i pari në rajonin e Hatay. Hatay ndodhet në Detin Mesdhe dhe agjencia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 cm, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut.

Për shkak të pasgoditjeve të sotme të paktën tre persona kanë vdekur dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja. Raportimi është bërë nga ministri i Brendshëm turk. Gjithashtu ka ndërtesa të shembura dhe të plagosur në Antiok, qyteti i provincës së Hatajit. Të plagosur janë raportuar edhe në Siri. Dëshmitarët thanë se ekipet turke të shpëtimit po vraponin pas tërmetit të fundit, duke kontrolluar nëse njerëzit ishin të padëmtuar.

Lëkundjet e forta ngjallën tepër panik tek qytetarët të cilët vrapuan të dilnin sa më shpejt nga ndërtesat ku ndodheshin. Evakuuime janë bërë edhe në spitale, ku pacientët janë nxjerrë jashtë për të qenë të sigurt nga paslëkundjet që mund të pasojnë tërmetin gjatë orëve të natës.

Dy javë nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.

Bashkimi Europian ka njoftuar datën 16 mars për mbajtjen e konferencës së donatorëve në ndihmë të Turqisë. Ngjarja organizohet nga Komisioni Evropian dhe qeveria suedeze që mori presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Europian më 1 janar. Nga ana tjetër, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare ka mohuar akuzat se ushtarët turq ishin vonuar për t'iu përgjigjur njerëzve të bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve të dyfishta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt. Edhe pse pasgoditjet vazhdojnë, qindra mijëra nxënës i janë kthyer mësimit pas një ndërprerjeje dy-javore për shkak të tërmetit.

Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.6 goditën Sirinë juglindore dhe fqinje të Turqisë më 6 shkurt, duke vrarë afro 47,000 njerëz dhe duke lënë më shumë se një milion njerëz të pastrehë së bashku me një kosto ekonomike që pritet të shkojë në miliarda dollarë. Presidenti turk Erdogan ka njoftuar fillimin e punës për ndërtimin e 200 mijë apartamenteve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Pamje të frikshme nga tërmeti i dytë i fuqishëm në Turqi, zhvendosen dy makina nga lëkundjet e forta! Njerëzit vrapojnë në panik

1676929834_Screenshot1.jpg

Horrori nga tërmeti i dytë shumë i fuqishëm në Turqi ka shkaktuar sërish panik në vend. Nga lënkundjet e forta, janë shtyrë dy makina siç duket edhe nga pamjet

Ora 21:50
Tërmet në Turqi/ Evakuohen spitalet, pacientët nxirren në oborr (Video)

1676926367_termet.jpg

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të shkallës rihter goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë, teksa pasgoditjet vijojnë.  Informacionet e para thonë se deri tani janë shënuar tre persona të vdekur dhe 213 të plagosur si dhe shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e tyre.

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët janë nxjerrë në oborr pasi nuk ka siguri. Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka pëjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera.

Dy tërmetet e 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 47 mijë personave.

???? Hospitals are being evacuated after the 6.4 #earthquake in #Hatay #Turkey. Patients are carried outside on stretchers.

Hatay'da 6.4 şiddetindeki deprem sonrası hastaneler boşaltılıyor. Hastalar sedyeler ile dışarıya taşınıyor. #SonDakika #Turkiye #TurkeyEarthquake pic.twitter.com/HqdeCGnNyp

— Md Annu (@MdAnnuLala) February 20, 2023

 

Ora 21:29
Tërmetet në Turqi, ka njerëz nën rrënoja, mes tyre edhe një foshnjë njëvjeçare

Guvernatori i provincës turke të Hatay, Lutfu Savas, shpjegoi se disa njerëz janë nën rrënojat e shtëpive pas tërmeteve të reja sot në Turqi.

 "Disa shtëpi janë shembur për fat të keq," tha Savas.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t'i ndihmuar ata. CNN Turk raportoi, me një ekuipazh nga vendi i ngjarjes, se ka një foshnjë njëvjeçare nën rrënoja. Nga ana tjetër, guvernatori i provincës së Adanas tha se nuk u raportuan dëme në provincë pas lëkundjeve të reja.

Ora 21:13
3 të vrarë dhe 213 të plagosur nga tërmetet e sotme në Turqi

1676924031_Screenshot10.jpg

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja, sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Ora 21:04
Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi, dy persona shpëtojnë mrekullisht pak sekonda para se të shembet godina

Mbrëmjen e sotme Turqia është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter.

Pamjet e shpërndara në internet, tregojnë momentin kur njerëzit vrapojnë të frikësuar për të shpëtuar, ndërsa vetëm pak sekonda më pas shembet ndërsa pas tyre.

 

Ora 20:47
Tërmeti në Turqi, paralajmërim për cunami: Rrini larg bregdetit, mund të ketë rritje të nivelit të Mesdheut

1676922512_2023022025746785286057847.jpg

Pas rënies së tërmeteve në kufirin turko-sirian një paralajmërim është ngritur nga autoritetet, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin zonat bregdetare si masë paraprake kundër rrezikut të rritjes së nivelit të detit, i cili mund të arrijë deri në 50 centimetra. Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

Ndërkohë Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay u bëri thirrje qytetarëve në rajon që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara ndërsa autoritetet skanojnë zonat e prekura.

Ora 20:32
Tërmetet e fuqishme sot, raportohet për disa të plagosur në Siri

1676921555_FpbjMtkWIAEffZ.jpg

Disa civilë u plagosën në Siri pas tërmetit të fundit që goditi zonën e kufirit me Turqinë. Disa ballkone dhe mure u shembën nga lëkundjet.

"Disa civilë u plagosën nga rënia e ndërtesave gërmadhë. Përveç kësaj, në Jenderes, në veri të Aleppos u shembën dy ndërtesa të pabanuara dhe minarja e një xhamie," shkroi organizata ‘Helmetat e Bardha’ në Twitter.

Ora 20:18
Agjencia turke e fatkeqësive i bën thirrje banorëve: Mund të rritet niveli i ujit në brigjet e Mesdheut, qëndroni larg

Një tjetër problem që ka trembur agjencitë turke të menaxhimit të fatkeqësie është fakti që mund të rritet niveli i ujit në brigjet e Mesdheut. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive po u kërkon banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të Mesdheut, duke paralajmëruar se ujërat mund të rriten 50 cm (20 inç) për shkak të tërmeteve. U tha gjithashtu se ekipet  e shpëtimit dhe të menaxhimit të fatkeqësive janë në terren në gatishmëri të plotë  dhe u përgjigjen thirrjeve të urgjencës.

Ora 20:14
VIDEOLAJM/ Shkëputen pjesë nga pallati dhe njerëz në panik, pamje nga tërmeti që goditi sot Turqinë

Në këtë video shikoni momentet kur ra tërmeti 6.4 ballë në Turqi në zonën e Hatajit. Njerëzit janë të shokuar dhe duket se tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm ndërkohë që pjesë të pallatit shkëputen.

 

Ora 19:56
Ende situatë shqetësuese në Turqi, njerëzit po qëndrojnë jashtë banesave nga frika e një pasgoditjeje

Media arabe Al Jazeera-s, duke raportuar nga Gaziantep, thotë se ka raporte për më shumë struktura që janë shkatërruar në kufirin turko-sirian, ndërsa pasgoditjet vazhdojnë të trondisin rajonin. Gjendja është e rënduar nga tërmeti tjetër që goditi sërish Hatay me magnitudë 6.4 ballë. Vendi po përballet ende me pasojat e tërmetit që rreth dy javë më parë shkaktoi më shumë se 47 mijë viktima. Njerëzit po kërkojnë strehim jashtë pas  tërmetit duke lënë edhe fëmijët jashtë ndërtesave, në kushte të papërshtatshme dhe duke "luftuar" me temperaturart e ulëta, për shkak të frikës së pasgoditjeve.

 

"Ka ndërtesa që janë në këmbë, por janë dëmtuar. Frika është nëse do të ketë më shumë pasgoditje si kjo, mund të rrëzojë ato ndërtesa, duke kërcënuar jetë”, shkruhet në artikull.

Ora 19:38
VIDEOLAJM/ Lëkundjet e tërmetit ngjallin panik tek qytetarët në Turqi! Banorët në Hatay vrapojnë për të dalë nga ndërtesa ku strehoheshin

 

Lëkundjet e tërmetit të sotëm, kanë sjellë panik tek qytetarët në Turqi. Dhjetëra banorë dhe anëtarë të ekipeve të kërkim shpëtimit në Hatay kanë dalë me vrap nga një ndërtesë ku ishin strehuar gjatë tërmetit që goditi vendin mbrëmjen e sotme.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara, banorët të panikosur vrapojnë për të dalë nga ndërtesa ku ishin strehuar.

Ora 19:35
Tërmeti i fortë tronditi Turqinë mbrëmjen e sotme, ndërtesa të shembura dhe disa persona të plagosur në Siri

1676531613_ooo.JPG

Një tërmet i ri me magnitudë 6.4 ballë goditi Turqinë jugore, ndërkohë që vendi po përballet ende me pasojat e tërmetit që rreth dy javë më parë shkaktoi më shumë se 47 mijë viktima.

Sipas Al-Arabiya, për shkak të tërmetit të sotëm raportohet se ka ndërtesa të shembura dhe të plagosur në dy qytete në Siri. Epiqendra u identifikua 15 kilometra nga qyteti i Antiokisë, kryeqyteti i provincës turke të Hatay, dhe 70 kilometra nga Latakia.

Ora 18:59
Pas tërmetit 6.4, tjetër paslëkundje e frikshme në Turqi

1676796577_ribashkimi.jpg

Një magnitudë e dytë me magnitudë 5.8 me qendër në rrethin Samandag të Hatajit tronditi rajonin disa minuta më vonë, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë tha se lëkundjet u ndjenë në Siri, Jordani, Izrael dhe Egjipt.

Ora 18:53
‘Mendova se Toka do të ndahej nën këmbët e mia’, frikë sërish në Turqi pas tërmetit 6.4 rihter

1676915634_Screenshot1.jpg

Frikë sërish në Turqi pas tërmetit tjetër që goditi vendin me magnitudë 6.4 rihter. Muna al-Omar, një banore e zonës ka thënë se ishte në një tendë në një park në Antakia qendrore kur ra tërmeti.

“Mendova se Toka do të ndahej nën këmbët e mia”, tha ajo, duke qarë ndërsa mbante në krahë djalin e saj 7-vjeçar. \

"A do të ketë një tjetër pasgoditje?" pyeti ajo.

Ora 18:37
SHBA tjetër ndihmë për Turqinë, Blinken premton 100 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të dielën  se do jap 100 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, ndërsa vendet po përballen me pasojat e një tërmeti të fuqishëm që ka vrarë të paktën 47,000 njerëz.

Diplomati i lartë amerikan, i cili bëri një turne me helikopter të dielën në disa prej zonave më të goditura së bashku me ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, më vonë u tha gazetarëve në bazën ajrore të Incirlik se ishte "me të vërtetë e vështirë për të shprehur me fjalë" shkatërrimin që pa, por tha: "Ne jemi këtu për të qëndruar me popullin e Turqisë dhe Sirisë."

Sipas Departamentit të Shtetit, raundi i ri i financimit përfshin 50 milionë dollarë nën Fondet e Ndihmës Emergjente për Emigrantët dhe Migracionin për përpjekjet e reagimit emergjent dhe 50 milionë dollarë shtesë në ndihmë humanitare përmes Departamentit të Shtetit dhe USAID-it. Financimi i fundit e çon ndihmën totale amerikane në 185 milionë dollarë. Organizatat private joqeveritare të SHBA-së kanë kontribuar tashmë 66 milionë dollarë të tjera.

Blinken pranoi se përpjekjet e ndihmës në Siri ishin "shumë, shumë sfiduese", por u zotua: "Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, duke përfshirë sigurimin, për shembull, nuk ka absolutisht asnjë dyshim se çfarëdo sanksioni kundër Sirisë nuk ndikon në ofrimin e ndihmës humanitare. .”

“Ata nuk kanë pasur kurrë, por ne do të sigurohemi që të pastrojmë çdo dyshim në lidhje me këtë, në mënyrë që kushdo që është në gjendje të sigurohet se do të ndihmojë në marrjen e ndihmës për njerëzit që kanë nevojë për atë në Siri,” ai tha.

Blinken u takua gjithashtu të dielën me përfaqësuesit e organizatës vullnetare të Mbrojtjes Civile të Sirisë, të njohur si Helmetat e Bardha, në Turqinë jugore dhe angazhoi mbështetjen e SHBA-së për grupin dhe organizatat e tjera që sgurojnë ndihmë në përgjigje të kësaj tragjedie. 

Ora 18:29
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 sërish në Turqi, epiqendra në zonën më të goditur 2 javë më parë

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë. Raportohet se një tërmet me magnitudë 6.4 ka rënë në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë.

Ora 18:07
Erdogan zotohet se brenda marsit nis ndërtimi për 200 mijë shtëpi në Turqi! Nuk do jenë më të larta se 4 kate dhe do ndërtohen pranë maleve

1675628527_erdogan.JPG

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se duke nisur nga muaji mars, do të fillojë procesi i rindërtimit për 199.739 shtëpi duke përfshirë më shumë se 130 mijë prej tyre në provincat më të prekura në Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya.

"Asnjë nga këto ndërtesa nuk do të jetë më shumë se tre ose katër kate," premtoi ai.

Ekspertët thonë se ndërsa Turqia ka rregulloret e duhura, kompanitë e ndërtimit shpesh ndërtojnë shtëpi me cilësi të dobët që nuk janë në gjendje të përballojnë lëkundjet e forta.

"Ndërtesat do të ndërtohen në tokë të fortë dhe duke përdorur metodat e duhura," u zotua Erdogan.

Ai tha se shtëpitë e reja do të ndërtohen më afër maleve, të cilat do të mbronin nga problemet që shkaktohen nga toka e butë.

Ora 13:34
VIDEO/ Ushtari preket nga i mbijetuari i tërmetit në Turqi, shpërthen në lot kur e përqafon

1676896850_tt.JPG

Një ushtar nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka përqafuar një të mbijetuar nga tërmeti në Turqi. Në momentin që i moshuari zbriti në lagjen Nazili të Aydin, ushtari është emocionuar dhe është përlotur para tij. Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale dhe janë bërë virale brenda një kohe të shkurtër.

Familjet që arritën t’i mbijetonin tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit u dërguan në lagjen Nazilli të Aydin. Ata do të streohehn në konvikte derisa qeveria turke të bëjë gati banesat e tyre të reja. Në mars pritet të fillojë procesi i rindërtimit.

Numri i viktimave ka arritur mbi 47 mijë ndërsa dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Pas tërmeteve shkatërruese qytetarët janë mobilizuar për ndihmë. 

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eeee: 20/02/2023 23:00

    zot jepi fuqi me perballu elhamdulilah.

    Përgjigju
  • Turi: 20/02/2023 21:58

    Te zinjte ata njerez cfare momentesh te veshtira po kalojne , do zoti mbase ndalojne se i shkaterruan fare

    Përgjigju
  • Teri: 20/02/2023 19:08

    Katastrofe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet