Dy koncerte dhe shfaqje tek 'Artet'! Buron Kaceli, bisedë në GAT! West Side Family tek 'Agimi'! Riza ‘sjell’ Poradecin në Qendrën e Librit!

 

1.     Jetësohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në sallën "Black Box" të Universitetit të Arteve shfaqja "Jashtë bie borë" me regji të Alesio Agjakut, Sidrit Vranicit dhe Albi Mukajt.

2.     Një videorrëfim që tregon për historitë e kalave të Tiranës dhe vizitorët e tyre do të shfaqet këtë mbrëmje në orën 19.00 në Qendrën Kulturore "Tulla".

3.     Me rastin e ekspozitës së tij vetjake "Ku ishim, ku jemi, si ndjehemi", që qëndron e hapur deri në 5 maj, në Galerinë e Artit Tiranë mbahet sot në orën 19.00 një bisedë me artistin Buron Kaceli.

4.     Artistët Meriton Ferizi dhe Belinda Mehana  në fagot, Melos Buza në piano dhe të tjerë instrumentistë të ftuar mbajnë sot në orën 12.00 një koncert në Universitetin e Arteve.

5.     Në kuadër të Festivalit të Shkollave të Mesme të Tiranës “Rin Art 2024”gjimnazi "Andon Zako Çajupi" interpreton sot në orën 13.00 në Teatrin Kombëtar shfaqjen "Keqkuptimi" me autor Albert Camy dhe regji të Bruna Belaj, më pas mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për 9 shkollat në garë.

6.     Në kuadër të "Stinës koncertore 2024", klasa e fizarmonikës në Universitetin e Arteve mban këtë mbrëmje në orën 19.00 një koncert me drejtues artistikë Elton Ballën dhe Erand Kuranin.

7.     Ëest Side Family me autorin e gazetarin Enkel Demi mbajnë sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit "Agimi" një performancë artistiko-kulturore.

8.     Mbahet sot në orën 12.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një takim letrar me poezitë e Lasgush Poradecit dhe interpretim të aktorit Ligoraq Riza.

9.     Teatri Shëtitës "Çajupi" ndal në Elbasan. Shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Skampa" tragjedia "Elektra" e Sofokliut me regji të Kiço Londos.

10. Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës shfaqja "Franku V" i Friedrich Durrenmatt me regji të Iris Canaj dhe interpretim të nxënësve të gjimnazit "Petro Nini Luarasi".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Mbledhje urgjente te Juventusi, diskutohet shkarkimi direkt i Max Allegrit

Mbledhje urgjente te Juventusi, diskutohet shkarkimi direkt i Max Allegrit