Mëngjesi i sotëm ka nisur me tre aksidente në Elbasan, Lezhë e Vlorë,ku janë shënuar dy viktima dhe 5 të plagosur.

Aksidenti në Elbasan, humb jetën një 11-vjeçare, plagosen 3
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Cërrik- Papër, në afërsi të fshatit Valas, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbu jetën 11- vjeçarja M.Sh, banues në Korçë, e cila ishte pasagjere në automjetin tip “Ford” i cili drejtohej nga 54- vjeçari A.H, banues në Sarandë.

Për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit janë çuar drejtuesi i mjetit si dhe dy shtetase që ishin pasagjere në mjet, A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë.



Aksidenti në Lezhë, humb jetën efektivi i Policisë Kufitare
Gjithashtu edhe në Lezhë është shënuar një aksident i rëndë rreth orës 05:08,  ku ka humbur jetën 50- vjeçari Lek Nikolli, i cili ishte punonjës i Policisë Kufitare në Shëngjin.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Lezhë –Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Kallmit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 50- vjeçari po udhëtonte vetëm.

aksidenti lezhe

Aksident në Vlorë, 2 të plagosur rëndë
Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm, por këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën.

Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, po mësohet se janë plagosur dy persona të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Një prej të plagosurve, një mashkull është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë shëndetësore të specializuar, ndërkohë që një grua, e cila gjithashtu është në gjendje të rëndë, ndodhet në spitalin  e Vlorës.