Dy muaj bllokim, transporti publik gati për punë! Jo më shumë se 25 veta në autobusë

Prej datës 11 mars transporti publik është pezulluar për shkak të pandemisë covid-19. Ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të rinisë puna por operatorët e transportit publik kanë ndërmarrë disa masa për të siguruar distancimin fizik.

Ne jemi munduar që të bëjmë disa prova tona si operator bazuar në çfarë kanë bërë kolegët tanë në Europë. Kemi bërë disa modele, kemi ardhur në rezultatin që në një autobus nuk mund të qëndrojnë dot  më shumë se 25 pasagjerë. Një nga opsionet thelbësore për të ruajtur distancimin social brenda në autobus është mënyra se si ne faturojmë biletën që e kemi me faturino, dhe me faturono është e pamundur që ta ruajmë këtë distancë. Një nga opsionet do të ishte biletimi elektronik por që nuk është diçka që zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër, jemi në pritje”-u shpreh Rixhin Qoshja

Sipas kreut të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja, sistemi i biletës elektronike nuk do të sjellë papunësi të faturinove.

“Fakti që do të implementohet bileta elektronike, dua ta theksojë që nuk është asgjë konkrete, nuk do të thotë që këto njerëz të dalin pa punë. Mbase do të integrohen në shërbime të tjera që vijnë si rezultat i implementimit të këtij sistemi”-tha kreu i shoqatës kombëtare të transportit qytetas.

Duke u bazuar në disa prej modeleve që janë aplikuar jashtë vendit, është bërë një organizim në sediljet për pasagjerët, si dhe do të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave dhe dorezave. Kjo periudhe ka krijuar vështirësi për transportin urban.

“Nevojë për ndihmë financiare do kemi patjetër, kjo është e sigurt sepse ne nëse rinisim nesër me këtë kapacitet të reduktuar që thamë do të thotë që ne gjenerojmë humbje në çdo ditë të punës, pra nuk flitet për fitim, që do të thotë falimentim. Kjo nuk do të përkthehet në rritje të çmimit të biletave pasi ne presim nga bashkia dhe qeveria për të gjetur zgjidhjen që ky aktivitet të mbijetojë pa rënduar tek qytetarët”-shpjegoi Qoshja

Qoshja shprehet do jetë në dorë të qytetarëve respektimi i masave. Zyrtarisht ende nuk ka një protokoll sigurie, por për operatorët e transportit urban duhet që puna të rinis sa më shpejt.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë