Ndarja e këngëtarit Stresi me Keisin ka qenë në vëmendjen e portaleve këtë verë. Ata u bënë dy muaj që janë larg njëri-tjetrit dhe nuk parashikohet ndonjë rikthim i tyre. Keisi mesa duket i ka vënë vulën gjithçkaje me një postim në profilin e saj në instagram.

Kur një fans e pyeti se kur do të kthehej në Shqipëri, ajo u shpreh se nuk ka ndërmend të kthehet pasi nuk përshtatet dot me vendin dhe se ardhmja e saj është Kanadaja. Gjithashtu edhe Stresi në një intervistë sqaroi se cdo gjë ka kaluar shumë shpejt dhe është shumë i fortë. Mesa duket çifti  nuk do të rikthehet, por "kurrë mos thuaj kurrë "!

Postimi i Keisit në instagram

Stresi dhe Keisi

1/2