Dy personazhet e atentatit/ 'Rrumi' i përmendur nga Basha dhe dritëhijet e prokurorit Ndoja

TIRANE -Landi Muharremi, personi që ishte me prokurorin Arjan Ndoja në makinë ku iu bë atentat pasditen e djeshme, është një emër i përmendur nga politika. Në 28 tetor të 2018-ës, lideri demokrat Lulzim Basha, në një takim në Manzë, e ka përmendur Muharremin përmes pseudonimit të tij, "Rrumi", ku thotë se ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit. Kryedemokrati Basha e cilëson "Rrumin" ushtarë të Vangjush Dakos, ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, sipas të cilit, Landi Muharremi "ka bërë kërdinë për zgjedhjet", duke nënkuptuar presionet për votat në favor të Partisë Socialiste.

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Mirë, dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon në mendje për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga krimi dhe jo nga vota e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin”, shprehej Basha në tetor të 2018-ës në Manzë.

Por edhe sot, ish-deputeti Ervin Salianji, tha se Landi Muharremi, që ka disa emra, edhe Pëllumb Muharremi dhe së fundi Aleksandër Laho, ka kërcënuar në vitin elektorale 2015, komisionerë të Partisë Demokratike.

"Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pellumb Muharremi dhe Bert dhe Gëzim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetē çdo përfaqësues të PD në komisione duke lënë bosh shumicen e komisioneve në ish Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese!", tha Salianji.

Edhe Prokurori Arjan Ndoja është vënë së fundi në qendër të akuzave politike, ndërkohë që prej gjashtë muajsh ka në dorë hetimin e dosjen e pronave në fshatin Draç, Ishëm, në zonën e Gjirit të Lalzit. Pikërisht një çështje e tillë pronësie në zonën mjaft të zhvilluar turistike, ka pasur në qendër edhe Landi Muharremin. Ky i fundit dyshohet të jetë përfshirë edhe në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016 i cili donte të investonte në Gjirin e Lalzit në tokën ku Muharremi pretentonte pronësinë.

Për prokurorin Arjan Ndoja kryeministri Edi Rama foli me emër dhe mbiemër kur tha se mbështet bandat e krimit dhe i bën presion nëpunësve të shtetit për të grabitur pronat.

Gjatë periudhës 4-vjeçare që nuk ishte prokuror, Arjan Ndoja ushtroi funksionin e avokatit, ku mbrojti emra të njohur të botës së krimit. Në këtë periudhë ai shtoi pasurinë e tij me 740 mijë euro. Në vitin 2008 ai u kallëzua nga ILDKP për deklarim të rremë të pasurisë, por Prokuroria pushoi procedimin penal. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Përgjithshme ndërpreu edhe pezullimin e përkohshëm nga detyra duke e rikthyer në pozicionin e prokurorit.

Emrat që përdorte "Rrumi"

1. Landi Muharremi
2. Pëllumb Muharremi
3. Aleksandër Laho

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dolivici ne ERTV: 03/11/2019 15:36

    Vetem Brace dhe shefi e din te VERTETEN e atentatit te prokurorit

    Përgjigju
  • Vicidol: 03/11/2019 11:35

    Birisha a burre i bani shqiptaret me arme

    Përgjigju
  • Karralloi lului ma kafshoi: 02/11/2019 19:25

    Shikoni se sa të pa cip jsn kta partia fashiste e salhe kriminelit. Në makinën e malokut ndoja makina është e mbushur me kriminel e kta kriminel jan të Edit. Po Edi e tha me emër që maloku ndoja me 3 klas shkoll është kriminel pra si ka mundësi që kta kriminela jan të Edit.

    Përgjigju
    • Arbëri: 03/11/2019 09:28

      Pd dhe lsi jan jo parti por organizata kriminale vrastare

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025