Dy pëshkatarë nga Durrësi janë rrezikuar të mbyten në det, teksa kishin dalë për të peshkuar në Pedonale.

peshkataret

Ngjarja është njoftuar nga vetë peshkatarët, të cilët kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin ku ata ndodheshin dhe i ka shpëtuar.

peshkataret

Policia e Kufitarë thotë se dy peshkatarët ishin në det të hapur, kur si pasojë e erërave të forta varka e tyre ka rrezikuar që të përmbyset, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Zona ku ata ishin duke peshkuar ishte zona e Pedonales, aty ku dallgët e detit kanë qenë të forta si pasojë e motit të keq.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)