Dy qentë e saj shqyen 46 vjeçarin
 Shqiptarja rrezikon 15 vite burg

DETROIT - Pronarët e dy qenve të cilët pas sulmit çuan drejt vdekjes një 46 vjeçar, rrezikojnë të marrin dënimin me 15 vite burg.
 
Sebastiano Quagliata me shtetësi italiane dhe gruaja e tij shqiptare Valbona Lucaj kanë dalë sot para trupit gjykues për të mbajtur përgjegjësi mbi  veprimin e dy qenve të tyre.  48 vjeçari, babai i tre fëmijëve ka gjetur vdekjen si pasojë e tetë sulmeve nga dy qentë teksa ai po vraponte.

Ngjarja ka ndodhur në Detroit në muajin korrik të vitit të shkuar kur dy qentë e çiftit, të racës “cane corso”, e shqyen Craig, ndërsa ai po vraponte. Qentë kanë dalë nga kafazi dhe e kafshuan Craig. Pavarësisht ndihmës së fqinjëve për t’i larguar, viktima nuk arriti t’i shpëtonte plagëve.
“Më vjen keq,” – i ka thënë Lucaj familjarëve të Systmas teksa ka dalë para trupit gjykues.
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve