Një rast pozitiv me koronavirus është konfirmuar në Vlorë. Sipas burimeve për Report Tv një burrë është shfaqur me simptoma në Poliklinikën e Vlorës, dhe pasi i është bërë tamponi ka rezultuar pozitiv.
I prekuri në Vlorë ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe, ku dyshohet se mund të jetë infektuar. 40-vjeçari po punonte në ndërtesën e një qytetari nga Tirana në Himarë dhe pas kthimit ai ka shfaqur simptomat ku rezultoi dhe pozitiv. Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se janë marrë tamponë dhe familjarëve të tij.
Gjithashtu edhe në Elbasan ka rezultuar gjatë 24 orëve të fundit një person pozitiv me covid. Në vend janë bërë 10 tamponë dhe ka dalë pozitiv një 73-vjeçare.
73-vjeçarja e infektuar mendohet se është infektuar pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore në Tiranë. Ajo është e vetëkarantinuar në banesë, ndërsa është bërë dhe dezinfektimi i ambienteve ku ajo jeton dhe zonës ku banon.
Dita e djeshme ka shënuar rekord të infektuarish që nga shpërthimi i pandemisë me 42 raste të reja, ndërsa që pas hapjes së vendi duket si qytetarët por dhe institucionet shëndetësore kanë harruar prezencën e virusit në vend.
Veç kujdesit personal të çdo qytetari, përgjegjësia bie mbi shpatullat e autoriteteve që nuk kanë ushtruar kontrollin e duhur për zbatimin e protokolleve të veçanta për të gjitha njësitë që u hapën, ku mungesa e zbatimit të tyre shihet qartë kudo që të hedhësh sytë, njerëz në grupe, pa maska dhe asnjë respektim distance.
Lajmi kryesor:
Përkeqësohet situata e COVID-19/ Në 24 orë 44 raste me koronavirus, vdes 59-vjeçari nga Lushnja (VIDEO)
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Sarandës, hiqet sekuestro për pallatin 7-katësh! Biznesmeni i dënuar me 2 vite burg për ndërtim pa leje
18 Shkurt, 19:18
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
'ArchDaily' vlerëson xhaminë e Ballies në Elbasan ndër 5 objektet më të bukura të kultit në botë
18 Shkurt, 16:57
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
Rrugorja e Vlorës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave dhe alkool: 266 shkelje në 3 ditë
18 Shkurt, 14:43
-
Gjirokastër/ I sekuestrohen biznese, magazina dhe tokë truall një personi, dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale
18 Shkurt, 14:19
-
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
18 Shkurt, 14:08
-
Vlorë/ Thyen xhamat e marketit për të vjedhur, hajdutët ‘shkëmbehen’ me pronarin! 2 në pranga, në hetim i mituri (VIDEO)
18 Shkurt, 13:58
-
Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës
18 Shkurt, 12:18
-
“Mos hiq dorë!” Nuk pranonte ndarjen, 34-vjeçari plagos në kokë partneren, nënë e divorcuar e 3 fëmijëve e më pas vret veten në makinë
18 Shkurt, 11:23