Shqipëria rekord infektimesh! Report Tv e paralajmëroi! Shëndetësia injoroi zbatimin e protokollit gjatë rihapjes...vetëm 4 masa

E gjithë Shqipëria i është kthyer normalitetit, pa asnjë masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, edhe pse shifrat e të infektuarve arrijnë në numra që vendi ynë nuk i kapi as në kulmin e pandemisë. Veç kujdesit personal të çdo qytetari, përgjegjësia bie mbi shpatullat e autoriteteve që nuk kanë ushtruar kontrollin e duhur për zbatimin e protokolleve të veçanta për të gjitha njësitë që u hapën kur Shqipëria njohu stabilizim të pandemisë.

Askush nuk të nxjerr jashtë njësive tregtare nëse nuk je me maskë, ashtu sikundër askush nuk kujdeset për të ruajtur distancimin sociale. Autoritetet shëndetësore e kanë ndalur fushatën sensibilizuese, ndërkohë që prej kohësh nuk po flitet më për dezinfektim.

Sot u shënua dita me numrin më të lartë të të prekurve me COVID brenda 24 orëve, si asnjëherë më parë, as në pikun e pandemisë, 42 raste në 8 qytete, një pjesë të rikthyera në hartën e infeksioneve. Por përse ndodhi kjo? Sigurisht që është rrjedhojë e rihapjes graduale nga 18 maji kur rinisën punën lokalet dhe restorantet, por edhe shumë aktivitete të tjera më pas.

Por atë që po ndodh sot, pra rritjen e numrit të rasteve, Report Tv e paralajmëroi pak ditë më parë, në 3 qershor, ku bëri një vëzhgim në kryeqytet, ku vigjilenca ishte shumë shumë e ulët. Kur kishte vetëm 2 javë që ishin rihapur lokalet, masat anti-COVID nuk zbatoheshin. 

Në një tavolinë qëndronin më shumë se dy persona dhe distanca e sigurisë nga një tavolinë në tjetrën, nuk arrinte në 2 metra. Edhe vetë personeli shërbyes, nuk ishte i pajisur me doreza, ashtu siç protokolli e kërkon për t’i shërbyer klientëve e ndërsa maskat herë ishin të vendosura saktë e herë të ulura. Një tjetër element që nuk zbatohej ishte matja e temperaturës, por edhe vetë qytetarët nuk i shqetësonte ky fakt duke vijuar normalisht bisedat.

Por ajo që e bënte më dramatike këtë që po ndodhte ishte konfirmimi që i bënte vetë Ministria e Shëndetësisë. Prej datës 18 maj kur u rihapën lokalet dhe restorantet deri në 9 qershor, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka bërë 6938 inspektime dhe monitorime dhe kane vendosur 4 masa administrative, 2 masa gjobë dhe 2 masa pezullim aktiviteti në bare, kafene, restorante, piceri dhe fast food.

Ndërkohë nga dita në ditë që kalonte maskat nuk kërkohen në pjesën dërrmuese të bizneseve. Ky fakt, distancimi dhe fushatat e munguara të sensibilizimit sollën këtë rekord infektimesh, që ministrja e Shëndetësisë deklaroi se e priste, por nuk mori masa të forta të respektimi i masave për ta parandaluar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eduart: 11/06/2020 15:07

    Kur qeveria mbylli aktivitetet dhe jeten publike,ju thate pse e mbylli tashti pse e hapi. Kontrollet i ben ndergjegja qytetare. Por puna e vetme e shqiptareve eshte klubi. Mbajeni tashti.

    Përgjigju
  • Artisti: 11/06/2020 14:32

    Popull qe nuke kuptone..duhet te jemi vete ne qe te mbrojme njeri tjertrin se po u dha urdheri perseri per mbyllje kushe ja u ka fajin?

    Përgjigju
  • Erjona: 10/06/2020 12:45

    Pse Kryetarin e Bashkise si e keni cdo dite tu u perqafu me njerezit duke iu shku neper shtepi.

    Përgjigju
    • besi: 10/06/2020 22:52

      po kryetari mire eshte o xhan shikoni te tjeret qe se vrasin fare

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë