U infektua te QSUT, ndërron jetë e moshuara! Preket me COVID-19 edhe recepsionistja! Ditë rekord të infektuarish, 42 raste në 8 qytete

TIRANE-Vdes pacientja 81-vjeçare e infektuar me covid. Por sipas ministrisë së Shëndetësisë ajo ndërroi jetë jo për shkak të infeksionit por nga sëmundjet shoqëruese.  Ndërsa dita e sotme shënon rekord infektimesh me 42 raste të reja në 8 qytete të vendit. Numri është në rritje nga dita në ditë, teksa dje ishin 36 raste, sot ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 42. Harta e qyteteve të prekura është zgjeruar nga transmetimi komunitar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste  pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. ISHP-ja deklaron se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.

Po sipas ISHP-së, 3 rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, "ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit". Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.  Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana. 

Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Po ashtu, sipas ISHP-së është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi. Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, "por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127" mbyllet përditësimi.

COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)
Testime totale                         19271
Raste pozitive                         1341
Raste të shëruara                    980
Raste Aktive                            327
Humbje jete                             34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           205
Shkodër        38
Krujë             27
Kamëz          19
Durrës           14
Mat                9
Lushnje          6
Tropojë          2
Korçë             1
Librazhd         1
Mallakastër    1
Lezhë             1
Pukë               1
Berat               1
Ura Vajgurore 1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Infektohen me COVID 4 persona tek FSDKSH-ja, u bëhet tamponi pjesës tjetër të stafit

1591534843_SpitaliInfektivQSUTKoronavirusiDoktoreMjeke6.jpg

Tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë infektuar 4 persona nga COVID-19. Pjesës tjetër të stafit i është bërë tamponi. Kujtojmë se dita e sotme shënoi rekord infektimesh me 42 raste të reja në 8 qytete të vendit.

Ora 20:06
Infektohet me COVID-19 recepsionistja e Urgjencës Qendrore në QSUT

1591812342_urgjencaqsut.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se te Urgjenca e Qendrore e QSUT-së janë 3 personel shëndetësor të prekur me COVID-19, mes tyre edhe një recepsioniste.

Ora 12:32
Qytetarët në Lezhë nuk respektojnë masat anti-COVID, pa maska, lëviznin në grupe

Pas më shumë se dy muajsh qetësi në Lezhe u rikthye sërish virusi, teksa një 57-vjeçare rezultoi pozitive me Covid-19 një ditë më parë. Por qytetarët duket se i kanë harruar plotësisht masat anti-covid. Qytetarët lëvizin pa maska dhe në grupe, duke mos respektuar distancimin social.

Ora 11:57
Dy qytetarët e infektuar në Lushnje janë asimptomatikë

Janë tre persona të konfirmuar me koronavirus në dy ditët e fundit në Lushnje. Një rast i djeshëm dhe dy raste të sot që janë vijim i zinxhirit të të prekurve të mëparshëm me këtë virus. Të tre personat e konfirmuar dy ditët e fundit me covid 19 janë banorë të lagjes "18 Tetori" ku disa ditë më parë janë konfirmuar edhe katër raste të tjera. Pra rastet janë vijim i rasteve të mëparshme familjare të tyre dhe sipas burimeve nga instancat e spitalit të Lushnjës nuk paraqesin komplikacione klinike pra janë asimptomatike.

Ora 11:48
4 raste vetëm paradite! Rritet numri i pacientëve me COVID të shtruar te Infektivi

Nga mëngjesi i ditës së sotme janë shtruar 4 pacientë në spitalin Infektiv. Një prej rasteve është nga Shkodra. Ndërkohë që mes 4 personave të shtruar sot, një është një vajzë e re, ndërsa një tjetër ishte me karrocë me rrota. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se të shtruarit janë 46 te Infektivi, ndërsa shtrimet vijojnë. Përballë këtij fluksi në rritje, nuk dihet se cili do të jetë plani i ministrisë së Shëndetësisë, pasi spitali COVID-2 te Sanatoriumi u mbyll pak ditë më parë.

Ora 11:35
4 raste në Durrës, kryefamiljari infektoi 2 pjesëtarë në Ishëm

Në 24 orët e fundit në Durrës janë shënuar 4 raste të reja, 2 prej tyre në një familje në Ishëm. Dy ditë më parë në këtë familje rezultoi i prekur kryefamiljari, ndërsa sot të prekur rezultuan edhe 2 pjesëtarë të tjerë të familjes. Rasti tjetër është një i moshuar që kishte qenë në spital për vizitë. Nisur nga simptomat, dyshimet e mjekëve janë vërtetuar, pasi rezultoi pozitiv.

Ora 11:32
E moshuara ndërroi jetë, Shëndetësia: Ishte asimptomatike, nuk vdiq nga COVID, kishte sëmundje të tjera

Mëngjesin të sotëm një e moshuar ndërroi jetë te spitali Infektiv. Ministria e Shëndetësisë deklaron se viktima një 81 vjeçare, ndërroi jetë nga insuficienca multiorganore. Ministria thotë se e moshuara, sipas këtij shërbimi, pra infektivit, ishte asimptomatike për Covid19. "81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma" mbyllet njoftimi. E moshuara ishte transportuar nga reparti i sëmundjeve të brendshme ku u infektua te Infektivi, ku sot ndërroi jetë.

Ora 11:20
U infektua te Reparti i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ndërron jetë një paciente te Infektivi

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm te spitali Infektiv. Bëhet fjalë për një paciente mbi 70-vjeç. Mësohet se pacientja është infektuar te reparti i sëmundjeve të brendshme. Gruaja që ndërroi jetë ishte shtruar së bashku me bashkëshortin te Infektivi, ku ishin transferuar nga Reparti i Sëmundjeve të Brendshme që u kthye në vatër pak ditë më parë. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga një i afërm i pacientit që ndërroi jetë. Nëse rasti do të konfirmohet zyrtarisht nga ministria e Shëndetësisë do ta çonte numrin e humbjeve të jetës në 35.

Ora 10:07
2 raste me covid-19 në Berat, njëri u infektua gjatë vizitës në spital në Tiranë! 2 pensionistë të prekur edhe në Fushë-Krujë

2 raste pozitive me covid-19 janë shënuar në Berat, në dy vatra të ndryshme. Në të dy rastet janë meshkuj, ku njëri dyshohet se është infektuar gjatë vizitës që ai ka kryer në Tiranë në spital ku ka gruan të shtuar. Ndërsa një rast tjerë është në lagjen Barikadë të Beratit, ku nuk dihet se si është infektuar. Ai është dërguar në Tiranë.  

Edhe në Fushë-Krujë raportohet për dy raste pozitive me koronavirus, të cilët janë raste kontaktit të të prekurve të mëparshëm. Të dy rastet e prekura janë pensionistë. Rasti i tretë bëhet fjalë për një noter nga Kruja, ai u infektua në Tiranë në QSUT, i shtruar në pavionin ku u shënua vatra pak ditë më parë. Pacienti vuan nga leucemia akute dhe është infektuar në pavion.

Ora 09:55
9 raste pozitive me covid në Shkodër, mes tyre një personel mjekësor dhe një punonjës sigurimesh

Në Shkodër ditën e sotme janë konfirmuar 9 raste pozitive me covid-19.  Nga 54 testet e kryera, 9 raste kanë dalë pozitive dhe mes tyre një është personel mjekësor në Poliklinikën e Shkodrës dhe një punonjës në Sigurimet Shoqërore.

Ndërkohë që 7 rastet e tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Dita e djeshme shënoi në Shqipëri dhe numrin më të lartë të të prekurve, 36 persona pozitiv me Covid-19  

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cekja: 10/06/2020 13:52

    Edhe gripi fjalen e ka te vogel po punen e bente te madhe po te kishe disa semundje te tjera

    Përgjigju
  • Ardijan: 10/06/2020 13:29

    E vetmja zigjidhje tani ka ngelur perdorimi i maskave kudo dhe me gjoba pēr abuzuesit,edhe pse kjo masê parandaluese nuk u pērfill nga kryeministri që nē fillim tē pandemisē! Sa mē shpejtē mē mirē!

    Përgjigju
  • Altini: 10/06/2020 13:10

    Ketu asnje spo vdes nga covid po nga cdo gje tjeter. Hajde propagande hajde

    Përgjigju
    • Gim: 10/06/2020 13:47

      Edhe ai qe ekspozohet ndaj valeve radioaktive nga kanceri vdes, nuk vdes nga valet. Puna eshte qe kancerit i hapet rruga nga radioaktiviteti dhe te merr jeten. Por gjithsesi ti dhe te githe psikopatet qe besojne te propaganda dhe konspiracioni nuk e kuptoni dot kte gje sepse duhet te merrni mjekim per psikopatine qe keni me pare.

  • WTF: 10/06/2020 10:48

    Teatri politik po merr ne qafe njerezit. Do nje deri ne dy jave per virusin te shfaqet dhe cfare ndodhi para dy javesh, teatri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër