Për herë të parë për Sali Berishën, mbajtja e fjalës dhe mbajtja anë brenda partisë, mund t’i sjellin humbjen. Atë humbje që nuk ia sollën dot kundërshtarët. Kryeministri, i cili ka ndërtuar me mund, por edhe me prova profilin e një politikani që nuk i shkel marrëveshjet, që nuk “të pret në besë”, nuk zhgënjeu as në këto prag zgjedhjesh. Tre deputetë socialistë, të cilët me votat e tyre e çuan qeverinë e Berishës deri në zgjedhje normale, sot janë në listat e sigurta të Partisë Demokratike.
Një besnikëri absolute e Sali Berishës ndaj parimeve të tij të premtimit të mbajtur. Të sytë e zakonllinjve shqiptarë ai merr pamjen e burrit të lashtë që “flet vetëm një herë”. Në sytë e politikës Berisha shkatërroi përfundimisht “çështjen” e partive ideologjike. Të paktën për socialistin e vjetër (ish), Kastriot Islami, nuk mund të thuhet sot se ai ndryshoi ideologjinë e tij. Pra thjesht Berisha “nënshkroi” idenë e shumëpërfolur se në Shqipëri nuk egziston ideologjia e majtë, apo e djathtë, por veç interesi, inati, apo përfitimi, majtas ose djathtas.
Por pikërisht, kjo mbajtje e fjalës, ky qëndrim prej “burri zakoni” me tre ish-deputetët (çfarë do bënin këta kundër Berishës nëse u thoshte unë dua, por ka shumë kundërshtime), është shigjeta e parë që Berisha i ngul në brinjë partisë së tij. Asaj partie që askush nuk ka guxuar ta sulmojë kur ka qenë brenda saj. Këtë rradhë ndodhi me e çuditshmja, është vetë Berisha që e bën. Jo direkt.
Sa demokratë, nga ata që hyjnë tek qëndrestarët, tek besnikët, tek ultrasit, tek të rinjtë, tek karrieristët, tek të gjithë llojet e një militanti që kërkon shtigje për ecjen përpara në politikë, apo për përfitime nga politika, sot kanë mbetur të zhgënjyer nga qëndrimi prej “burri malësie” i Berishës.
Përgjigjja është e thjeshtë, mijëra. Ishin po kaq shumë që mbyllën gojën kur u bë marrëveshja me LSI e Ilir Metës, por që e zgjodhën heshtjen sepse zgjodhën pushtetin, qoftë edhe të cunguar, e që tani nuk po heshtin më, sepse pushteti nuk dihet në prehrin e kujt po bie (sa shumë u akuzua Fatos Nano në dhe pas 2005 se e lëshoi vetë pushtetin, me veprimet apo mosveprimet e tij). Këtë rradhë, janë të mllefosur, megjithëse pak të shfaqur.
Mbajtja e fjalës së numrit një, nuk është më mburrje për ta, kur në mes luhet trazimi i verës me uthullën, dhe për më tepër kur rrezikohet pushteti. Sepse njerëz që i kanë dhënë shpirtin PD-së, për vite me rradhë, sot shohin me dhimbje se janë zëvendësuar, apo spostuar nga tre njerëz që i dhanë votën PD-së vetëm tre herë në dy javë. E pas tyre, janë dhjetëra, qindra, e mijëra që humbasin shpresën e partisë së djathtë, apo më shqiptarçe, humbasin shpresën se do të kenë njeriun e tyre deputet. Të paktën në Tiranë, pak vota bëjnë ndryshimin e madh.
Ndoshta Berisha ka menduar se ai duke mbytur çdo zë kundër, mund të neutralizojë edhe çdo votë kundër kësaj lëvizjeje të tij. Pak e pabesueshme kjo, kur qejmbetja ishte aq e dukshme edhe në ditën hapëse të fushatës me kandidatët e Tiranës. Ekipi i tij ishte i përçarë dhe forca magnetizuese e Berishës nuk i bëri dot bashkë. Pak kush nga ata që e shihnin turmën nga lartë, dukej se mendonin të bëheshin si një trup i vetëm.
Për të mbajtur të paprekur legjendën e “fjalës”, Berisha rrezikon të çojë në zgjedhje, të paktën në Tiranë, një trup të sëmurë. Zgjuarsia e Berishës për të kandiduar figura si Halim Kosova, apo për të përfshirë emra të paatakueshëm si Dashamir Shehi, nuk mund të balancojnë përfshirjen e ish-ëve, nga kampi i mbiquajtur “trashëgimtarë të komunizmit”. FRD është në pritje...
Shigjeta e dytë dhe më e përfolura këto kohë, që i ngulet PD në brinjë, është mbajtja anë. Berisha ka qenë, të paktën publikisht, mbi grupet në partinë e tij. Dhe të gjithë, në kohë të liga e në kohë të mira, mbështilleshin rreth Berishës. Grupimet kanë qenë gati të padukshme, bubrronin “fshehtas” në selinë e PD-së, apo në qeveri. Dhe të gjithë kërkonin me të gjitha mënyrat, që nga atakimi i kundërshtarëve të shpallur nga Berisha, deri tek qëndrimi sa më pranë doktorit, të bënin për vete këtë të fundit.
Por asnjëherë kryetari historik i PD-së nuk ka treguar “interes” për të bërë njërin grup më të fuqishëm se tjetri, madje jo pak herë edhe ka qëndruar i tërhequr, duke i lënë ata të përballen mes tyre, qoftë edhe me mizanskena. Këtë rradhë, Berisha vendosi ndryshe. Ai, sipas të gjitha dukjeve, goditi një nga njerëzit më të afërt të tij prej të paktën tetë vitesh, Jozefina Topallin.
Pavarësisht reagimeve të opinionit publik ndaj Topallit si kryeparlamentare, përsa i takon Partisë Demokratike, ajo mund të përcaktohej si një nga pasardhëset e denja të Berishës, madje një risi në politikën shqiptare, kur një grua të drejtonte një nga partitë më të mëdha. Topalli, e ka ndërtuar vetë profilin e saj politik, sigurisht nën ombrellën e Berishës si të gjithë që kanë hyrë e dalë në PD, por në tetë vjet, ajo ishte zëri i dytë i kësaj partie.
Me një lëvizje në lista, Berisha “skualifikoi” shumicën e mbështetësve të fuqishëm të Topallit në Kuvend dhe sidomos krahun e fortë të saj, atë të Shkodrës. Sipas të gjitha gjasave, këtë Berisha e ka bërë vetëm për t’ia bërë më të lehtë rrugën Lulzim Bashës, prurjes së re të tij që nga KOP-i, dhe investimit më të madh të Berishës në këtë parti. Kjo anësi e hapur e Berishës, duke i lehtësuar rrugën, pa e lënë të përballet asnjëherë vetë realisht, Bashës, dhe duke bllokuar një nga të ngjashmet e tij, mund të sjellë shumë skepticizëm edhe tek të tjerë demokratë, përkrahës së linjës “së fortë”.
Të jetë kjo një mënyrë për të treguar se Berisha po kërkon pas 23 vjetësh të ndryshojë mënyrën e drejtimit “me dorë të hekurt”, duke i dhënë PD-së ngjyra, apo thjesht Lulzim Basha është preferuar të jetë pasaardhësi? Sido të jetë, të paktën për këto zgjedhje, kjo anësi e Berishës duket se do të reflektohet dhe jo pak. Shtuar kësaj, edhe “reflektimin” për ishët e PS-së, Berisha është duke i bërë shërbimin më të madh opozitës.
Për herë të parë në karrierën e tij. Vetë opozita nuk arriti të krijojë një frymë të gjerë ndryshimi, kjo për shumë shkaqe, që nga kodi që të lidh duart i para disa viteve, deri tek listat e para disa ditëve. Duket se Berisha po lëshon terren jo nga forca e opozitës, por nga vetë pesha e tij e rëndë. Ai përballoi pa asnjë “lëndim” ngjarje si Gërdeci, grevë dy javore deputetësh opozitarë, 21 janari, apo largimi i Ilir Metës.
Me sa shihet Berisha nuk përballon dot vetveten. Por nëse, 23 qershori, përtej parashikimeve, e nxjerr sërish fitues, apo humbës me dinjitet, realisht Berisha e ka kapërcyer edhe vetveten. Mund t’i ngulë edhe shigjeta partisë së tij dhe sërish partia e tij ta votojë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com